Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, dëmi mbi 1 milion euro
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.
Burime të afërta me hetimet i kanë thënë “Betimit për Drejtësi” se vlera e dëmit arrin shumën mbi 1 milion euro.
Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona.
Ndërsa viktima të sjelljes së tyre dyshohet të jetë një organizatë.
