Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Bregu: Nis ulja e tarifave të roamingut BE-Ballkani Perëndimor
Ekonomi Lajme

Bregu: Nis ulja e tarifave të roamingut BE-Ballkani Perëndimor

4 October 2023 0 Comment 4 min read

AA

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. 

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, tha suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse.

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët”, tha sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Ajo tha se ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik.

“Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë,”tha Bregu.

Share This:

Tags: Ballkan Kosova Roaming
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Ekonomi Kuriozitete Lajme

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026

Një kosovar i dënuar në Gjermani për një rast vrasje në vitin 1999, është

Kuriozitete Lajme Librari

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në

5 February 2026

Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se sot ka mirëpritur të gjithë pjesëmarrësit

Lajme Librari Natyra

Parashikimi i motit për nesër, shi e

3 February 2026

Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.