Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 BQK: Janë tërhequr nga qarkullimi rreth 2.5 milionë monedha 2 euro false
Lajme

BQK: Janë tërhequr nga qarkullimi rreth 2.5 milionë monedha 2 euro false

14 May 2024 0 Comment 7 min read

AA

Banka Qendore e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me masat dhe aktivitetet e BQK-së në luftën kundër parave të falsifikuara dhe efektet e zbatim të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme dhe Planit për Zbatim të Lehtësuar të saj.

Sipas një njoftimi për media, në fund të vitit 2023 dhe gjatë pjesës së parë të vitit 2024, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të koordinojë me sukses takimet ndërinstitucionale për luftimin e monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro.

Rezultatet lidhur me luftën ndaj parave të falsifikuara dhe nga zbatimi i masave të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, deri në prill 2024, tregojnë se janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh.

“Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara. Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar”, thuhet në njoftim.

Theksohet se është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro.

“Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro”, thuhet tutje.

“Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi).  Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro.  Janë licencuar katër (4) banka për import/eksport të parasë së gatshme; dhe  57 autorizime (kryesisht të valutave joeuro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro”, thuhet në njoftim.

BQK, shkroi edhe për efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme.

Nga lista prej 10 pikash të Planit, BQK ka realizuar aktivitete në secilën prej tyre, duke filluar nga funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800 222 55), lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës së BQK-së dhe aktivitetit të intensifikuar promovues, deri te pikat tjera që kanë kërkuar angazhimin dhe kontributin e institucioneve financiare.

Disa nga efektet e Planit për Zbatim të Lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre (3) mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim:

Janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare;

 Një (1) zyrë bankare/degë në Leposaviq

Një (1) zyrë e kompanisë së sigurimit (jojetë) në Leposaviq

Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare:

 Një (1) në Leposaviq

 Një (1) në Zveçan

Dy (2) në Graçanicë

 Një (1) në Shtërpcë

 Një (1) në Shillovë, Gjilan

 Janë vendosur 38 bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar;

 Janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (duke përfshirë Remote Banking);

 Janë dhënë afër 11 milionë euro kredi.

“Gjatë kësaj periudhe transitore tashmë të përmbyllur, BQK-ja në kuadër të edukimit financiar, ka organizuar kampanja informuese, siç është Manuali për Pyetjet dhe Përgjigjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informuese, publikimi i sqarimeve dhe njoftimeve në webfaqe dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Sa i përket luftës ndaj parave të falsifikuara dhe kujdesit të duhur, BQK-ja vazhdon t’i inkurajojë qytetarët dhe bizneset të deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale dhe të përdorin sa më tepër kartelat dhe pagesat tjera elektronike, si dhe çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatorët ta raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, udhëzohen bizneset që të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe të shmangin kanalet jozyrtare, si dhe të ofrojnë sa më tepër mundësi për pranimin e pagesave elektronike”, thuhet në njoftim.

Share This:

Tags: BQK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Vlera e remitencave nga diaspora, mbi 5

26 August 2024

Vlera e remitencave është rritur për 5.27 milion euro sipas BQK-së, krahasuar me periudhën

Lajme

BQK ia ndan Qeverisë 10 milionë euro

21 July 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se javën e kaluar, Banka Qendrore e

Ekonomi Lajme

Për dy muaj diaspora dërgoi 174 milionë

28 March 2024

Sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendore e Kosovës, diaspora deri në fund

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.