
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton në Co-Op Manchester Arena ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që tashmë është pjesë e klubit Anglez “Queensbarry Promotins”, me Promotor, Numrin 1 në botë të boksit profesionist, Frank Warren, dhuroi mbrëmë një fitore të pastër dhe në të gjitha raundet, duke koleksionuar fitoren e 20 të tij.

Një mbrëmje madhështore, në Co-Op Manchester Arena (arena më e madhe e brendshme në Europë).
Me këtë fitore ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado, tani hapet rruga për titullin e madh botëror, që edhe Shqiptaria të ketë kampionin e vet, në Boksin Profesionist, për të shkruar emrin në librin e art të kampionëve.
Një falenderim i veçantë shkon edhe për të gjithë shqiptarët me banim në Angli dhe Europë për pjesmarrje masive dhe mbështetjen e zjarrtë që i dhanë Jurgenit.







