Friday 7 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria në detyrë merr tri vendime të reja

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Drejtori i Policisë së Kosovës takim me homologun kroat, diskutojnë për rendin dhe sigurinë

Sot, e premte, Mot i vranët dhe me shi

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin,

Derisa barnat mungojnë nëpër spitale, në Gjilan pritet të asgjësohen rreth 40 tonë për shkak

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të

Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin

Parashikimi i motit për të premten, 07 nëntor 2025

Shkolla “Mehmet Isai” – Gjilan dhe “Future Minds Academy”, zhvillojnë programin “Mësimi në Vend të

 Blinerë Hajdari: Absurditeti i dilemës” “Me vra ose me u vra”? – Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, roman, botoi “Faik Konica, Prishtinë, 2025
Kulturë Letërsi

Blinerë Hajdari: Absurditeti i dilemës” “Me vra ose me u vra”? – Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, roman, botoi “Faik Konica, Prishtinë, 2025

7 November 2025 0 Comment 8 min read

AA

ABSURDITETI I DILEMËS: “ME VRA OSE ME U VRA”?… (Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, rioman, botoi “Faik Konica, Prishtinë, 2025).

Me emrin dhe veprën e Jusuf Buxhovit, lexuesi shqiptar njihet qysh herët , zakonisht me “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Sot para vetes kemi një libër të botuar këtë vit, i cili në vetvete është një përsiatje në periudha të ndryshme.

Titulli që autori vendos për veprën “Udhëtimi në kohë” justifikohet gjatë leximit të librit, sepse paralajmëron atë që do të trajtohet në vepër. Krahas titullit kryesor, ofrohet edhe një nëntitull apo titull i dytë: “E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e Artan Rrashtës”, me çka na prezantohet protagonisti i veprës dhe periudhat nëpër të cilat shpirti i tij ndeshet vazhdimisht me shqetësime.

Ashtu siç na tregon titulli, vepra ka tri pjesë kryesore: E djeshmja, që trajton të kaluarën e largët dhe vendos në qendër principatat; E sotmja, që na vjen përmes konceptit fisnor; dhe E nesërmja, me një emër karakterizues, Thashethemnaja. Krahas tyre, në ndërtim të veprës futen edhe një prolog e një epilog i shkurtër.

Pra, këto tri kapituj na tregojnë tri histori, të cilat mbeten të lidhura me njëra-tjetrën, sepse protagonisti nuk gjen pushim, gjë që e vërejmë qysh në prolog, ku paralajmërohet udhëtimi në kohë:

“Fijet e plumbit të derdhur të kthejnë në të kaluarën… Prej andej kalon tek e tashmja për tel e ardhmja… Mbyll sytë dhe përhumbu në kohë…”

E djeshmja na kthen në kohën e principatave, ku përmenden e përsëriten kryqtarët dhe kryqat e tyre. Shtjellohet herë triumfi i kryqtarëve të Perëndimit ndaj Lindjes, e herë i Lindjes ndaj Perëndimit, duke krijuar një unazë që përsëritet dhe të cilën protagonisti nuk di si ta ndalë, por e di që ajo nuk do të ndalet. Kryqtarët ndërrohen shpejt dhe shpesh, duke dëmtuar besimtarët që nuk donin “kryqin” e tyre.

“Kur nga Lindja apo Perëndimi njëri kryq ndërronte tjetrin dhe rregullat e veta i shpallte si të paprekshme, e nga brenda ruante të njëjtat detyrime dhe kufizime që shkonin deri te ngulfatja e frymëmarrjes…”

Qysh në pjesën e parë hasim në kundërshtime mes dy mendimeve, dy botëkuptimeve, dy koncepteve të ndryshme rreth gjendjes së kohës, të mirës së përgjithshme, Princit dhe principatave.

Nga principata kalojmë te fisi, koncept që protagonisti ynë nuk e do. “Ishim kthyer në qenie të paqena, pa ndjenjën e kohës dhe të hapësirës.”

Mënyra fisnore e organizimit të jetës shoqërore, në sytë e protagonistit tonë, del si një mënyrë e tejkaluar dhe me të meta të shumta, me të cilat ai nuk pajtohet. “Mendimet e mia prej inatçiu, që binin ndesh me ato të mendësisë së fisit apo të turmës së mbikëqyrur pafundësisht në emër të mbrojtjes së saj nga rreziqet që i futeshin në kokë nga Prijësit-profet.”

Protagonisti nuk pajtohet me psikologjinë e turmës dhe refuzon ta ndjekë atë. “Mendësia e turmës së fisit që na mban peng, prej nga vetmitarët dhe qyqarët, si unë, kërkojnë shpëtim me ikje rrugëve të botës…”

Kushdo që ikën nga mendësia e turmës shpallet i çmendur ose i sëmurë, dhe pikërisht turma është ajo që kërkon prijësin e saj, tiranin apo diktatorin, sepse është mësuar me të.

Satira e prekshme shfaqet në pjesën e tretë, që mban emrin E nesërmja / Thashethemnaja, në të cilën thumbohet realiteti ekzistues, dhe personazhet qepin sytë për të mos e parë botën. Këtu dukshëm shtohet numri i personazheve dhe ndryshon ndërtimi i tekstit, që na paraqitet me nënndarje. Ironia, natyrisht, është dominuese dhe dallohet qysh nga emërtimi i personazheve, me mbiemra si Pelini, Qorri, Krypa, Kërraba e të ngjashme.

Mirëpo kjo është krejt e pranueshme, sepse E nesërmja shkruhet në një kohë të çuditshme, ku edhe shelgu mund të bëhet rrush, edhe plaka mund të bëhet nuse, sikundër që edhe miza mund të bëhet buall dhe bualli mund të bëhet mizë, dhe çmos tjetër…

Pjesa e parë dallon nga e dyta, e dyta nga e treta, mirëpo, pavarësisht kësaj, ato mbeten të lidhura mes vete. Diku më shumë, diku më pak, shpërfaqet absurditeti i shoqërisë në të cilën jetojmë, gjë që dallohet edhe te tematikat e trajtuar dhe te ndërtimi i personazheve.

Pavarësisht nëse jemi në të djeshmen, në të sotmen apo në të nesërmen, reflektohet brendësia e shoqërisë sonë, kësaj radhe e zhveshur. Lakuriqësia është liri, ashtu si në epilog.

Në pjesën e parë dhe të dytë na del narratori i vetës së parë, pra narratori-personazh. Si principatën, ashtu edhe fisin, i shohim nga sytë e tij, duke e bërë gjithçka më të afërt.

Vepra ndërtohet nga gërshetimi i monologut dhe dialogut; ky i fundit paraqitet kryesisht mes Artan Rrashtës dhe atij që i drejtohet si “im Vëlla”. Vëlla, si emër i përgjithshëm, këtu shkruhet me shkronjë të madhe për të theksuar rëndësinë e saj.

Vëllai, që shpesh në vepër e gjejmë edhe si shpirti binjak, nuk na del si një person i dytë, por si një alter ego e protagonistit. Brenda secilit është “im Vëllai”, ajo forcë e brendshme me të cilën mund të mos pajtohemi, por që shpesh del jashtë nesh. Pra, lufta e Unit!

“Udhëtimi në kohë” trajton absurditetin, vetminë si shpëtim, kufizimet, betejat e përjetshme të të kundërtave, njohjen e vetes përmes të menduarit e të tjera, të cilat Jusuf Buxhovi i trajton duke na vendosur para dilemës së njohur: Të vrasësh apo të vritesh?

(Punim i lexuar në “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 01.11.2025).

Share This:

Tags: Vjeshta Letrare 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Qeveria në detyrë merr tri vendime të

7 November 2025
Kulturë

Blinerë Hajdari: Absurditeti i dilemës” “Me vra

7 November 2025
Lajme

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e

7 November 2025
Futboll

Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit,

7 November 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.