Tuesday 18 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

Ja si duket fusha në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së sontme Kosovë – Zvicër

Takimi i dytë transnacional i projektit CoVE STEM Europe

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

 Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi
Lajme

Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi

3 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore.

Nga orkestra u kënduan himni shtetëror i SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në ceremoni po marrin pjesë ish president të Shqipërisë, kabineti qeveritar, si dhe qytetarë të shumtë.

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, në fjalën e tij, pasi ka vlerësuar miqësinë midis dy kombeve, SHBA- Shqipëri, ka vënë theksin në faktin se ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën, por nga ana tjetër ka nënvizuar se kjo ditë do të mbetet një thesar në jetën e tij.

Klinton u shpreh se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë nga Kosova, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.

“Dua t’ju falenderoj! Ky moment do mbetet si një thesar në jetën time. Unë gjithnjë kam dashur të vij këtu”.

Tha ish-presidenti Clinton ndërkohë që u tha të rinjve shqiptarë të mos dekurajohen pasi problemet me të cilat ata përballen janë më të vjetra se vetë shtetet e fetë.

Për të gjithë ju në Shqipëri, për ata që shërbejnë në qeveri dhe për ata që u shërbehet, për gratë në këtë qeveri, për të rinjtë e mrekullueshëm që folën, ku disa kanë emrin tim e disa të të afërmve të mi, u kërkoj të mos dekurajohen. Këto problem janë më të vjetra se shtetet e besimet. Shikojni këta fëmijë! Keni rini të jashtëzakonshme”, tha Bill Clinton.

Bill Clinton Tirane
Bill Clinton me qytetarët e Kosovës që mbajnë emrin e tij

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryetarë komunash më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi”.

“Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që t’u thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, tha Clinton.

Share This:

Tags: Clinton
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

18 November 2025
Lajme

Ja si duket fusha në “Fadil Vokrri”

18 November 2025
Lajme

Takimi i dytë transnacional i projektit CoVE

18 November 2025
Lajme

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të

18 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Bill Clinton vlerëson Trump për armëpushimin: Ka

13 October 2025

Ish-Presidenti Bill Clinton ia dha meritat Presidentit Donald Trump dhe aktorëve rajonalë në një

Lajme

Clinton publikon video nga vizita në Shqipëri,

9 July 2023

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka publikuar një video nga vizita e tij në Shqipëri,

Lajme

Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga

3 July 2023

Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit në facebook foton nga pritja e ish presidentit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.