
Bien WhatsApp’i dhe Messenger’i, përdoruesit s’po mund të dërgojnë mesazhe
Dy aplikacionet më të njohura për komunikim në botë, Facebook dhe Messenger, kanë rënë nga funksioni.

Përdorues të shumtë të këtyre dy rrjeteve sociale kanë filluar të kenë probleme me dërgimin e mesazheve. Siç raporton DailyMail, përdoruesit e WhatsApp po përballen me këtë problem që prej orës 15:10.
Nga kompania “Meta” ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë për arsyet pse këto dy aplikacione kanë rënë nga sistemi.
