Tuesday 7 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në Paris: Eseja e saj prezantohet para lexuesve francezë

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin e programit të shkëmbimit të stafit akademik

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

Investim i ri në NPL “Tregu” Sh.A

Shkruan: Heset Zymberi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

 Bie qeveria e Lituanisë, jep dorëheqjen kryeministri Paluckas
Lajme

Bie qeveria e Lituanisë, jep dorëheqjen kryeministri Paluckas

5 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij këtë të hënë, më 4 gusht, duke shkaktuar automatikisht edhe dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeveritar.

Në mëngjes, Paluckas thirri një mbledhje të jashtëzakonshme tq qeverisë, ku konfirmoi vendimin:

“Pasi kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër, shpall dorëheqjen e Qeverisë së 19-të të Lituanisë,” tha ai në fillim të mbledhjes, citon LRT.

“Mund të tingëllojë dramatike, por po largohem, ju do të vazhdoni punën në mënyrë të përkohshme, derisa kryeministri i ri të vendosë për ndryshimet që do të bëhen,” shtoi ai.

Paluckas tha se dorëheqja formale do t’i dorëzohej Presidentit Gitanas Nauseda më vonë gjatë ditës, ndërsa falënderoi ministrat për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij:

“Ka qenë një nder i vërtetë. Qeveria e 19-të ka arritur shumë dhe mendoj se nuk kemi pse të turpërohemi. Ju faleminderit të gjithëve.”

Dorëheqja vjen pas disa raportimeve hetimore për aktivitetet e tij të mëparshme dhe aktuale në biznes, që çuan në nisjen e dy hetimeve paraprake nga autoritetet ligjzbatuese, duke rritur presionin ndaj tij.

Sipas kushtetutës së Lituanisë, dorëheqja e kryeministrit nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë kabinetit. Presidenti duhet të njoftohet në të njëjtën ditë, ndërsa pritet të firmosë një dekret për pranimin e dorëheqjes dhe për të ngarkuar qeverinë me detyrat në mënyrë kujdestare deri në formimin e qeverisë së re.

Presidenti Nauseda ka deri në 15 ditë kohë për të propozuar një kandidat të ri për kryeministër në parlament (Seimas). Kandidatura do të vijë nga Partia Socialdemokrate, që ka grupin më të madh në parlament dhe pritet të vendosë për emrin e propozuar në një takim të kryesisë të mërkurën.

Pas miratimit në parlament, kryeministri i ri do të ketë 15 ditë për të paraqitur kabinetin dhe programin qeverisës, në koordinim me presidentin.

Formimi i qeverisë së re pritet të sjellë edhe rishikime të marrëveshjes aktuale të koalicionit trepalësh, ku Paluckas ishte emëruar si udhëheqës qeveritar. Koalicioni përfshin Partinë Socialdemokrate, partinë “Agimi i Nemunasit” (19 deputetë) dhe Demokratët “Për Lituaninë” (15 deputetë), me gjithsej 86 vende në parlamentin me 141 anëtarë. Demokratët kanë sinjalizuar se mund të kërkojnë ndryshime në përbërjen e koalicionit, duke përjashtuar ndoshta partinë “Agimi i Nemunasit”.

Pas bastisjes së apartamentit të vëllait të Paluckas nga policia javën e kaluar, kryeministri njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe udhëheqësit të partisë.
Kryetari i bashkisë së Jonavës, Mindaugas Sinkevicius, ka marrë përkohësisht drejtimin e partisë dhe është një nga kandidatët potencialë për kryeministër. Kandidatë të tjerë të mundshëm përmenden ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Inga Ruginiene, nënkryetari i parë i Seimas-it, Juozas Olekas dhe kryetari i qarkut të Vilniusit, Robert Duchneviç.

Aktualisht, Partia Socialdemokrate ka 52 vende në Seimas.

Share This:

Tags: Lituania
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026
Futboll

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin

6 July 2026
Arte Pamore

Premierë madhështore në Operën e Kosovës –

5 July 2026
Featured

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional

5 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.