Thursday 20 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pensionohet ish-drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Gaspër Demaj

Komuna e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit   

Ibrahim Krivaqa është zgjedhur kryetar i Bordit Këshillëdhënës Industrial të UKZ-së

Kosova ngjitet edhe për katër pozita në ranglistën e FIFA-s

VITI: Zv.Kryetari Aliu dhe drejtori Aliu vizitojnë zonat e prekura nga përmbytjet

Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime

Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim vendos të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat e

Gjilan: Bie niveli i ujit dhe stabilizohet situata pas ndërprerjes së shiut/ Hyseni: Vazhdon monitorimi

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19 nëntor 2025

 Bekim Selishta -OPINION: Reflektim Politik për subjektet Politike
Opinione

Bekim Selishta -OPINION: Reflektim Politik për subjektet Politike

20 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Partitë tradicionale politike në Kosovë vazhdojnë të shprehin habi për rritjen e mbështetjes ndaj Vetëvendosjes.

Por pyetja e drejtë nuk është “Pse po fiton VV?”. Pyetja e vërtetë, të cilën partitë nuk kanë guxim ta bëjnë, është: “Pse po na braktisin votuesit?”

Nga Bekim Selishta

Sepse servilët dhe përfituesit nuk largohen kurrë. Ata vetëm ndërrojnë ngjyrën e partisë, por jo sjelljet. Sot me njërën, nesër me tjetrën. Për ta s’ka rëndësi emri i partisë — mjafton të jenë afër pushtetit dhe privilegjeve. Kjo kategori ngrihet gjithmonë në krye, pavarësisht kush fiton, ndërsa njerëzit e ndershëm mbeten jashtë.

Ndërkohë, votat e partive të vjetra po bien në çdo cikël zgjedhor, edhe pse numri i përgjithshëm i votuesve rritet. Edhe tre subjekte krejtësisht të reja arrijnë të marrin rreth 1.000 vota në Gjilan — sinjal i qartë se pakënaqësia ndaj partive tradicionale është konkrete, e akumuluar dhe në rritje.

Për më shumë se dy dekada, mijëra aktivistë të ndershëm — njerëz me librezë partie që nga ditët e para, sot prindër e gjyshër — kanë pritur një mundësi që kurrë nuk erdhi: një punësim, një avancim, një trajtim dinjitoz. Në vend të tyre, pozitat kyçe mbushen me individë që dalin papritur, pa kontribut, pa meritë, shpesh vetëm me lidhje personale.

Këtyre votuesve u është kërkuar besnikëri, por u është kthyer shpërfillje.

A është pyetur ndonjë drejtues partie se si ndihen fëmijët e këtyre aktivistëve të harruar? Me kë identifikohen ata sot? A e shohin veten te partia që i injoroi prindërit e tyre?
Përgjigjja është e thjeshtë: jo.

Në vend të reflektimit, partitë tradicionale vazhdojnë me të njëjtën sjellje të vjetëruar: akuza të brendshme, etiketime të ulëta, klane “të atij” e “të këtij”, një kulturë ku votuesi i zakonshëm shndërrohet në peng të përplasjeve të brendshme. Dhe ironikisht, po ata që kanë përfituar më shumë, vazhdojnë ta quajnë popullin “votues naiv”.

Por pasojat janë të dukshme. Rezultatet zgjedhore flasin më qartë se çdo analizë. Ky trend nuk ndryshon me justifikime të lodhura, as me fjalime të ricikluara.

Nëse nuk ndryshon logjika e brendshme, nuk ndryshon as rezultati.

Share This:

Tags: Bekim selishta
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Njoftime

Shpallje: Pika 5 Group SH. P. K. shpall

20 November 2025
Opinione

Bekim Selishta -OPINION: Reflektim Politik për subjektet

20 November 2025
Lajme

Pensionohet ish-drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”,

20 November 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të

20 November 2025
RELATED Stories for you
Opinione

Shkruan, Bekim Selishta – Opinion: – Dy

12 August 2025

Ata që duke garuar për të dyja pozitat, kandidatët për kryetar marrin jo vetëm

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.