 
                          
         Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
 
Siç raporton A2 CNN, Pacolli do të intervistohet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.
Kujtojmë që pak ditë më parë një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.
Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.
Pacollët po ashtu pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.

 
         
         
     
             
             
             
             
             
             
             
            