Bëhet virale! – Cardi B e gjuajti me mikrofon pasi e spërkati me ujë, gruaja e raporton rastin në polici
Një grua që u ankua se u godit me mikrofon nga reperja Cardi B gjatë një koncerti në Las Vegas, ka paraqitur rastin në Polici.
Reperja ishte duke performuar të shtunën kur fansja e spërkati me ujë në skenë, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Cardi B u shfaq e tronditur për një moment dhe më pas hodhi mikrofonin e saj drejt fanses.
Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit tha se një grua raportoi për këtë rast ndaj saj.
Gruaja – të cilës emri nuk iu bë i ditur, tha se “ajo u godit nga një send që u hodh nga skena” gjatë një koncerti të shtunën.