Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

 Beethoveni dhe paraja, vështirësit që i kaloi
Kulturë

Beethoveni dhe paraja, vështirësit që i kaloi

19 June 2023 0 Comment 8 min read

AA

Beethoveni pati vështirësi financiare për pjesën më të madhe të jetës e karrierës së vet. Në rastet që fitonte shumë para, prirej t’i investonte në aksione bankare. Megjithatë, zhvlerësimi i valutës austriake si pasojë e luftës së pambarimtë të Napoleonit, ia zbriti pasurinë me mbi pesëdhjetë për qind, dhe ia uli ndjeshëm pagën vjetore që merrte nga Arkduka Rudolf dhe princat Lobkowitz e Kinsky. Edhe kur Beethoveni nuk kishte pse shqetësohej për paratë, frikësohej vazhdimisht për situatën financiare.

Të nxjerrësh jetesën si muzikant i pavarur nuk është e lehtë, dhe në fillimet e tij në Vjenë, Beethoveni ngriti reputacion si pianist virtuoz. Për më tepër, aftësia e tij improvizuese ishte legjendare. Pjesa më e madhe e të ardhurave në vitet e para në Vjenë, i vinte nga performancat në sallone. Më vonë, mundi të vendoste një tarifë hyrjeje për koncertet e tij, dhe në tridhjetekatër vitet që qëndroi në Vjenë, Beethoveni u pagua për performancat në vetëm pesëmbëdhjetë koncerte publike. Megjithatë, Vjena e asaj kohe kish’ nisur të tërhiqte pianistë e muzikantë nga të gjitha anët e kontinentit, e kështu, iu desh pak kohë sa t’u bënte ballë xhelozive dhe intrigave të bashkëkohësve e rivalëve të tij. Cherubini, për shembull, e përshkroi si “të ashpër” mënyrën sesi Beethoveni luante në piano, dhe atë vetë si ende të paformuar mirë artistikisht. Me gjithë popullaritetin që fitoi, Beethoveni ia doli të kërkonte shuma të majme parash për performancat. Fatkeqësisht, dëgjimi nisi t’i binte, dhe ky burim fitimi do t’i mbyllej njëherë e mirë.

Për të shtuar të ardhurat e tij, Beethoveni nisi të jepte leksione private, gjë të cilën e urrente krejtësisht. Me temperamentin që kishte, kjo veprimtari pedagogjike nuk i përshtatej fort dhe njëherë, u acarua kaq shumë me studentin e tij, Karl Hirsch, saqë e kafshoi në sup, e pickoi dhe i bërtiti pa ndërprerje, me furi të madhe.

Konteshat e reja dhe sharmante i pranonte si studente, por, në përputhje me një traditë të vjetruar dhe me dëshirën për t’u konsideruar pjesë e aristokracisë, shpesh refuzonte të paguhej për shërbimet. Kur kontesha Susanne Guicciardi e shpërbleu me një dhuratë për mësimet që i dha së bijës, Giuletta, Beethoven i shkroi:

E udhës është që ta dini, e dashur konteshë, se dhuratën do t’jua ktheja mbrapsht dje në mëngjes nëse nuk do të ishte për tim vëlla, që u gjend aty me mua. Por, tani, për t’ju paralajmëruar, dhuratën po e pranoj, por nëse ju shkon edhe një herë ndër mend diçka e ngjashme, ju betohem se nuk do të më shihni më në shtëpinë tuaj.

Fort i mërzituri juaj,
Beethoven

Ndonëse sot i dimë ndjenjat e Beethovenit për Giuliettan, me humbjen e dëgjimit ai nuk mundi më t’i ofronte as leksionet e pianos.

Sapo vëmendja e Beethovenit u kthye nga kompozimi, pagesa nisi t’i bëhej me komisione. Përgjithësisht kjo përfshinte një paradhënie për punën si kompozitor, dhe pas përfundimit të kompozimit financuesi kishte të drejta ekskluzive për gjashtë muaj. Pas këtij afati, kompozimin e mbante financuesi, ndërsa Beethoveni kishte të drejtën ta shiste. Së fundmi, studiuesit e kanë cilësuar Beethovenin një biznesmen të paskrupullt. Megjithatë, në disa aspekte, duket se ka qenë thjesht i paaftë, pasi paratë nga komisionet për kryeveprat e tij, zor se i dilnin për të nxjerrë jetesën.

Beethoveni mori një shumë të papërfillshme prej pesëqind florinësh për Simfoninë e Katërt nga konti Franz Oppersdorf, i cili do t’i ofronte me kënaqësi pesëqind florinë shtesë për një simfoni tjetër. Kjo kërkesë e kontit e vuri në vështirësi kompozitorin, i cili ia kishte premtuar Simfoninë e Katërt botuesit, Breitkopf. Me ngut i shkroi një letër këtij të fundit, ku i shpjegoi se kompozimin ia kish’ marrë një zotëri i nderuar. Mandej, simfoninë e premtuar për të cilën kishte marrë paradhënie nga Oppersdorfit, ia shiti Breitkopfit. Simfonia e Pestë e Beethovenit ra në duart e Breitkopfit për njëqind dukatë, gati katërqind e pesëdhjetë florina, dhe Oppersdorfi me të drejtë refuzoi të paguante pjesën e vet. Me marrëveshje të tilla, nuk është habi që Beethoveni s’do të mbante dot as apartamentit e vet. Kështu, për njëfarë kohe iu desh të bashkëjetonte me Konteshën Von Erdödy.

Gjatë jetës, Beethoveni dëshmoi ndryshime të vrullshme në tregun e muzikës dhe në thelb jetoi si “kompozitor modern, me të ardhura nga puna e tij në një ekonomi të lirë”. Nga ana tjetër, botuesit muzikorë po përhapeshin me shpejtësi anembanë Gjermanisë dhe Austrisë, por gjithsesi ishin mbrapa krahasuar me Anglinë, Italinë dhe Francën. Me konceptet e honorarëve dhe të drejtave ndërkombëtare që ishin ende të panjohura, kompozitorët prisnin të paguheshin vetëm një herë për punën e vet. Botuesit kishin njëfarë mbrojtjeje brenda vendit, por jashtë tij mund të kopjoheshin dhe të piratoheshin lirisht. Piratët nga ana tjetër mbizotëronin dukshëm tregun muzikor përmes vjedhjes së muzikës, “modifikimit, ndryshimit të emrave të kompozitorëve, dhe vendosjes së emrave të tyre mbi kopjet e blera prej botuesve origjinalë”.

Si pjesë e këtij mjedisi kaotik e të rrëmujshëm, synimi parësor i Beethovenit ishte të fitonte sa më shumë para të mundej për çdo kompozim. Ndërkohë që krahasonte oferta nga botues të ndryshëm, me raste i vinte në lojë kundrejt njëri-tjetrit. Beethoven, duke ecur në hapat e Joseph Haydn, interesohej të publikonte kompozimet e tij në më shumë se një shtet. Në këtë mënyrë, do të merrte dy ose më shumë pagesa dhe mund t’i bënte kompozimet e tij më tërheqëse, duke kërkuar më pak para prej botuesve. Siç mund të merret me mend, botuesit kundërshtuan, njëlloj si Beethoveni. Beethoveni nuk ishte ndonjë pionier i mendimit dhe veprimit në biznes, por ia doli të publikonte njëkohësisht një numër të madh kompozimesh nga dy ose më shumë botues në shtete të ndryshme. Anton Schindler, ndër biografët e parë të Beethovenit, marrëdhënien e këtij të fundit me paranë dhe marrëveshjet muzikore, e përmblodhi në një mbishkrim në hyrjen e Kuintetit të Harqeve, Op. 129, Rondo alla ingharese quasi un capriccio. Ai shkroi:  Zemërimi për një qindarkë të humbur, i shfryrë përmes tekave. Nga: Georg Predota
Përktheu: Jola Tasellari /ExLibris/

Share This:

Tags: Bethoweni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i

22 June 2025
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025
Lajme

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi

22 June 2025
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.