
Bastet nuk i japin gjasa Dritës, skuadra kosovare kërkon të bëjë befasinë e madhe në fushë
Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me kampionen e Kosovës që synon historinë.
Në aspektin teknik dhe financiar, Copenhagen është favorit i qartë. Skuadra daneze ka një histori të pasur në garat evropiane, duke përfshirë paraqitje të rregullta në Champions League dhe Europa League.
Sipas basteve, skuadra daneze ka vetëm 1.09 kuotë për ta fituar ndeshjen, në anën tjetër, Drita ka 19.00, një kuotë që vendoset zakonisht për skuadrat që kanë miminalisht gjasa për të fituar.
