Thursday 30 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arbër Ismajli shprehet mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve – i fton për mobilizimin final të 9 nëntorit

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të

U mbajt prezantim mbi Kontabilitetin Digjital dhe mundësitë për bursa nga Melita & Partners

Meta sjellë AI-në për redaktim direkt në Instagram Stories

Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, Policia jep detaje

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29 tetor 2025

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UKZ-së

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan

Kryetari Hyseni: Arsimi, do të vazhdojë të mbetet prioritet

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

 Basri Lenjani tërhiqet nga gara për drejtor të ShSKUK-së
Lajme

Basri Lenjani tërhiqet nga gara për drejtor të ShSKUK-së

9 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, është tërhequr nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar (SHSKUK).

Derisa sot është mbajtur testi për kandidatët, të cilët janë në garë për drejtor të SHSKUK-së, Lenjani ka vendosur të tërhiqet.

E arsye për tërheqjen e tij, është dhe deklarata e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryesuesit të Bordit të SHSKUK-së, Naim Bardiqi, i cili ditë më parë kishte deklaruar se njihet me Lenjanin “të cilin e ka shok”.

Por Lenjani mohon të ketë pirë kafe me Bardiqin që nga 2019-ta.

“Kjo deklaratë me shtyri që të tërhiqem dhe të hapi rrugë për kandidatët tjerë, që unë të mos jem pengesë. Unë skam pas asnjë bisedë, asnjë referencë, asnjë kontakt dhe pastaj doli deklarata e dhënë e sekretarit permanent, që kemi qenë shokë të gjeneratës dhe kemi pirë kafe bashkë. Kemi qenë shok të gjeneratës, por nga viti 2019 nuk kemi pirë kafe dhe nuk jemi takuar asnjëherë me familje. Mendoj që e vërteta qëndron në atë qo po e dëftoj. Kjo ka qenë shkaku kryesor. Shkaku kryesor ka qenë kjo se nuk është dashur të aludohej. Sepse ne të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Me doktor Naimin kemi qenë shokë të gjeneratës së studimeve, ai ishte student dhe koleg shumë i mirë. Jemi shokë të mirë, mirëpo nga viti 2019 asnjëherë ne nuk kemi pirë kafe dhe nuk kemi pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë”, tha ai.

Ndërsa thotë se tërheqja e tij nuk ka qenë taktike, por se kishte menduar që do të jetë një garë fer.

“Jam tërheq nga gara. Unë kam menduar që të jetë një garë fer . Tërheqja ime nuk ka qenë taktike. E kam parë që nuk mund ta gjej vetën aty, për shkak se ndikimet e gjithanshme politike, ndikojnë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e dikastereve”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a ka të bëjë tërheqja e tij , me favorizimin e ndonjërit nga kandidatët potencial, Lenjani tha se tashmë dihet se në Kosovë, ndikimet politike janë në të gjitha institucionet, kur është fjala për pozita kyçe.

“Asnjëherë në karrierën time nuk kam folur me emra dhe as tash nuk do të flas. Ne jetojmë në Kosovë. Ndikimet nga jashtë dhe brenda janë të pranishme. Ndikimet politike të zgjedhjes së kandidatëve në institucione kanë impakt . Por shpresojmë që ky veprim politik të jetë në favor të SHSKUK-së. Jam i vetmi kandidat, mund të hulumtoni që nuk ka kontaktuar me asnjë vendimmarrës, të cilët vendosin për pozitat kyçe. Unë kam menduar që të rrugëtoj vetëm, që në intervistim të zgjedhën kandidatët meritor. Nuk shprehu asnjë shenjë xhelozie, se kush do të zgjidhet në drejtimin e SHSKUK-së. Por kryesisht ndikimet politike po ndikojnë në gjithë Kosovën. Kjo politikë duhet të largohet dhe të hapet rrugë për gjenerata të reja, që të paktën profesionistët shëndetësor të jenë në nivel të obligimeve që u takojnë”, tha ai.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arbër Ismajli shprehet mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve –

29 October 2025
Futboll

Drenica – Drita, formacionet zyrtare

29 October 2025
Futboll

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së

29 October 2025
Lajme

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me

29 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Arbër Ismajli shprehet mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve –

29 October 2025

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, i cili pas rezultateve përfundimtare të shpallura

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Drenica – Drita, formacionet zyrtare

29 October 2025

Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së

29 October 2025

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 11-të, ku tri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.