Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës me rritjen më të madhe në tri vitet e ardhshme, rreziqet inflacioniste vazhdojnë të mbesin të larta
Lajme

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës me rritjen më të madhe në tri vitet e ardhshme, rreziqet inflacioniste vazhdojnë të mbesin të larta

26 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Ekonomia e Kosovës në tri vitet e ardhshme parashikohet të ketë rritjen më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kështu thuhet në raportin “Testimi i rezistencës për Ballkanin Perëndimor, pranverë 2023“, prezantuar nga Banka Botërore, duke shtuar se rreziqet do të vazhdojnë të mbesin të larta.

“Në vitin 2022, u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat, i cili vazhdoj të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht presioneve inflacioniste. Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.

BB-ja thekson se presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit.

“Përgjatë 2023, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të jetë pak më e lartë, duke arritur në 3.7 për qind. Megjithatë, rreziqet mbeten të larta. Presionet mund të rriten në rast të përshpejtimit të inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomive të BE-së përtej pritjeve të tanishme”, thekson BB-ja.

Parashikimi i rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor | Burimi: Banka Botërore

Po ashtu, thuhet se agresioni rus në Ukrainë dhe kriza energjetike, ka ndikuar në aktivitetin ekonomik të vendit.

“Agresioni rus në Ukrainë dhe kriza energjetike e lidhur me të, ndikuan në aktivitetin ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2022, por ekonomia tregoi shenja elasticiteti”, shton raporti.

Banka thotë se inflacioni gjatë vitit 2022 ka arritur nivelin më të lartë historik.

“Inflacioni arriti kulmin në muajin korrik 2022 dhe presionet mbi çmimet mbeten të larta. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit arriti nivelin më të lartë historik prej 14.2 për qind dhe mbeti mbi 11 për qind deri në dhjetor, duke e çuar inflacionin vjetor në 11.6 për qind”, thotë banka.

“Ndikues kryesorë të inflacionit mbetën transporti me 16.9 për qind dhe ushqimi me 16.3 për qind, me një ndikim jo-proporcional te të varfrit si më të cenuarit. Inflacioni bazë arriti kulmin e tij vjetor në 5.8 për qind në qershor 2022 dhe që atëherë ka qenë në një tendencë në rënie. Në vitin 2022, çmimet e importit mbetën të ngritura. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Importit në vitin 2022 arriti në 18.7 për qind. Të dhënat nga sektori i bujqësisë tregojnë se në vitin 2022, çmimet e inputeve mbetën të ngritura, megjithëse presionet u zbutën në gjysmën e dytë të vitit. Indeksi vjetor i çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumuara në bujqësi në vitin 2022 është rritur me 31.5 për qind krahasuar me vitin 2021”, shton BB-ja.

Parashikimi i rritjes ekonomike të Kosovës | Burimi: Banka Botërore

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, inflacioni arriti nivelin më të lartë nga fundi i vitit 2022, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, ndërsa tani po shfaq shenja të uljes, ku faktorët e jashtëm nxitës po zbehen për shkak të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë botërore. Megjithatë, presionet inflacioniste mbeten të larta.

“Pavarësisht rritjes së punësimit, ritmi i krijimit të vendeve të reja të punës u ngadalësua në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në gjysmën e dytë të vitit 2022”, thuhet në raport.

Punësimi u tkurr më së shumti në sektorin e bujqësisë dhe në administratën publike, ndërkohë që në sektorin e industrisë dhe atë të shërbimeve u vu re gjithashtu një ngadalësim i rritjes së punësimit. Shkalla e punësimit arriti një rekord të lartë historik prej 47 për qind në shtator 2022, ndërsa më pas filloi të bjerë.

Në fund, Banka Botërore thekson se perspektiva afatmesme për Ballkanin Perëndimor mbetet pozitive, megjithëse është i nevojshëm zbatimi i refomave për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të adresuar sfidat kryesore strukturore. 

Share This:

Tags: Banka Boterore Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin

20 March 2026

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën për ndeshjet e plejofit për kualifikim

Futboll Kampionati Botërorë Lajme Sport

Kosova drejt ndeshjes me Sllovakinë: Foda gati

13 March 2026

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet që më 20 mars ta bëjë publike listën

Lajme

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e

10 March 2026

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.