Friday 7 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita shënon fitore historike në Ligën e Konferencës – triumfon në udhëtim tek Shelbourne

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

 Banesat për çifte fillojnë këtë vit, duhen 15 vite për të paguar kredinë
Lajme

Banesat për çifte fillojnë këtë vit, duhen 15 vite për të paguar kredinë

23 March 2023 0 Comment 4 min read

AA

Projekti për ndërtimin e banesave për çifte, i premtuar nga Qeveria e Kosovës, do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti. Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, ka thënë se së pari duhet të qartësohet metoda e pagesës për çifte, pastaj kush do të jetë pronari dhe disa çështje të tjera.

Ndërsa ndërtuesi, Jahir Morina, po konsideron se çifteve në Kosovë do t’u duhet 12 deri në 15 vite për ta paguar kredinë për këto banesa.

Arbenita Marmullaku/Radio Kosova

Një projekt i qeverisë synon të strehojë 4 mijë çifte të reja në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ky projekt do të zbatohet për herë të parë në vendin tonë.   

Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, tha se lidhur me këtë projekt duhet së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet, kush do të jetë pronari e disa çështje të tjera. Ai tha se ka raste jashtë vendit ku pronar i këtyre banesave 50% është komuna, e 50% blerësi.

“Unë do kisha propozuar që së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet. Pra, duhet sqaruar se ato çifte a mund ta shesin banesën me vonë apo jo. Ka disa vende ku kjo formë realizohet mirëpo gjithmonë atje 50% është pronar vetë komuna apo vetë shteti, e pjesa tjetër, pronësinë mund ta shesë vetëm me pëlqim të komunës e atëherë kjo e ulë koston e shitjes. Pra, komuna është vetëm njëfarë bashkinvestitori, liron koston, bëhet kosto e përballueshme për çifte të reja, mirëpo nuk mund të abuzohet më me ato banesa të shiten apo stërshiten me çmime të mëdha. Projekti duhet të definohet edhe në cilat zona do të ndërtohen si dhe përparësitë se kush mund të fitojë të drejtën për blerje”, tha Osmani.

E për ndërtuesin Jahir Morina, ky projekt nuk është i lehtë të realizohet. Ai tha se çifteve do t’u duhej 12 deri në 15 vjet ta paguajnë kredinë.  

“Duhet të jetë një projekt në partneritet publiko-privat, ndërsa çiftet e reja të cilët do të  përfitojnë duke e pasur parasysh pagën bazë që është në Kosovë, do t’iu duhet 12 deri në 15 vite ta kryejnë kredinë për blerjen e banesave të reja”, tha Morina.

Kësti mujor për blerje të këtyre banesave është thënë se do të jetë 120 me 120 deri në 150 me 150  euro, që do të ndahet ndërmjet çiftit bashkëshortor. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të jenë të gatshme për banim këto ndërtesa.

Për këtë çështje është aprovuar kredia prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillimin e Kosovës.

Ministria e Mjedisit, me datë 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje me “International Finance Corporation (IFC)” për banim me kosto të përballueshme. IFC-ja me datë 01 shkurt 2023, ka prezantuar para ministrit  të Mjedisit, Liburn Aliu, studimet se si ky projekt mund të realizohet në Kosovë. Kostoja e ndërtimit për këtë projekt është përafërsisht 200 milionë euro. Projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti dhe lokacionet e siguruar deri më tani janë Prishtina, Peja dhe Gjilani.

Share This:

Tags: Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LRFGJ – Lidhja Rajonale e Futbollit të

6 November 2025
Lajme

Drita shënon fitore historike në Ligën e

6 November 2025
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe

1 November 2025

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Gjilanit në kuadër të

Lajme

Cakolli për garën në Gjilan: Arbër Ismajlit

14 October 2025

Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës (IDK) parasheh që gara në Gjilan

Lajme

Hyseni: Gra e vajza që punojnë artizanate,

10 October 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, kanë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.