Ballkani prezanton Ismajlgecin
Ballkani i Suharekës ka angazhuar edhe një futbollist. Kampioni i Kosovës të martën ka prezantuar Marsel Ismajlgecin.
23-vjeçari luan në krahun e majtë, ndërsa është nga Tirana. Si futbollist është zhvilluar te Tirana, ndërsa së fundi luajti në Bosnjë-Hercegovinë për Zrinjskin e Mostarit.
smajlgeci ka luajtur për U19 e U21 të Shqipërisë, ndërsa ka paraqitje edhe te Shqipëria A.
Sipas uebfaqes së njohur për statistika “Transfermarkt”, Ismajlgeci ka vlerë rreth 300 mijë euro.