Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 “Azem Shkreli” për Anton Nikë Berishën si zë i letërsisë arbëreshe
Kulturë Letërsi

“Azem Shkreli” për Anton Nikë Berishën si zë i letërsisë arbëreshe

17 February 2024 0 Comment 9 min read

AA

Studiuesi i letërsisë, shkrimtari, përkthyesi e mësimdhënësi universitar edhe në Universitetin e Kalabrisë, Anton Nikë Berisha, është shpallur laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

Është vlerësuar për studimet letrare në veçanti të autorëve arbëreshë, por edhe të autorëve të tjerë shqiptarë. Ministria e Kulturës ka ndarë edhe çmimet e tjera tradicionale, pos atij për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”. Ndërkaq është propozuar themelimi i një çmimi të ri

Anton Nikë Berisha është laureati i sivjetmë i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ministria e Kulturës ia ka ndarë çmimin për përkushtimin e Berishës ndaj letërsisë arbëreshe.

Juria e përbërë prej Bardh Rugovës, kryesues dhe anëtarëve Azem Deliu, Vlora Ademi, Alban Beqiraj dhe Naime Beqiraj, në arsyetim ka përmendur kontributin e tij jetësor, duke u veçuar “si studiues i letërsisë, shkrimtar dhe përkthyes, i cili një pjesë të madhe të shekullit të tij studimor e ka kaluar si mësimdhënës universitar në Universitetin e Kalabrisë, Itali.

Profesori Bardh Rugova, derisa ka lexuar arsyetimin e jurisë, ka thënë se veprat e Berishës kanë qenë kryesisht studime për arbëreshët.

“Berisha është marrë me studime letrare, në veçanti të autorëve arbëreshë, por edhe të autorëve të tjerë shqiptarë, me veprën e autorëve të vjetër shqiptarë, me probleme të teorisë së letërsisë, si dhe me çështje të letërsisë popullore shqiptare. Prej vitit 1993 deri në pensionim ka mbajtur mësim për letërsinë shqiptare në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë. Paraprakisht, për dy dekada ka punuar asistent fillimisht, por pastaj bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe në fund këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Laureati i sivjetmë, Anton Nikë Berisha, pasi ka pranuar çmimin nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se ndihet i nderuar me çmimin që mban emrin e krijuesit të madh shqiptar, Azem Shkreli.

“Puna më e rëndësishme është se ky çmim mban emrin e një prej krijuesve më të mëdhenj që kemi pasur e që kemi. Jam marrë edhe me punën e letërsinë e Azem Shkrelit. Nuk e di sa ka qenë e vlefshme ajo, por jam marrë nga parathënia e një kompleti e deri në çastet e fundit nuk jam shkëputur prej tij. Emri dhe vepra e tij i bëjnë nder jo vetëm atij që merr një shpërblim në emër të tij, por u bëjnë nder letërsisë shqipe, kombit tonë”, ka thënë Berisha.

Pos çmimit për vepër jetësore janë ndarë edhe të tjera çmime në fushën e letërsisë.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i është dhënë Afrim Demirit për përmbledhjen me tregime “Figura e 17-të”.

Shkrimtari Demiri, çmimet në përgjithësi i ka konsideruar nxitëse për avancimin e librit.

“Shënon një moment nxitës edhe në raport me lexuesin, edhe aq më tepër në raport me kohën kur ka tendenca socio-ekonomike që libri të margjinalizohet. Mendoj se libri do të mbijetojë. Do t’u mbijetojë edhe transformimeve teknologjike. Qoftë edhe në formë elektronike. Në një rast më është imponuar të them se libri do ta mbijetojë edhe kohën digjitale, pasi askush më mirë se letërsia nuk e ngërthen kompleksitetin e njeriut”, ka thënë ai.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është ndarë Halil Matoshit për përmbledhjen me poezi “Lil’s poem”.

“Faleminderit jurisë! Është nder për mua. Me këto çmime e shohim se nuk na shkon mundi huq”, ka thënë shkurt Matoshi.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” është ndarë për dy autorë: Kujtim Shalës për veprën “Kënga e cjapit” dhe Nysret Krasniqit për veprën “Ekuilibri letrar”.

“Mendoj se librat e kanë rrugën e tyre. Këta libra janë më specifikë, por është shumë gjë e mirë të nderohen autorët”, ka thënë Nysret Krasniqi.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është ndarë Blertë Ismajlit për përkthimin e veprës së Jurgen Habermasit – “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative”.

Ismajli ka thënë se ka qenë përgjegjësi e madhe marrja përsipër e kësaj vepre për ta sjellë në gjuhën shqipe. Ka përmendur se libri është tekst për një grup të kufizuar lexuesish.

“Jam në radhën e dytë, atë të personit të padukshëm. Jemi në prapavijë, nuk na sheh njeri. Mundohemi të bëjmë ndërlidhjen ndërmjet gjuhëve dhe kulturës. Një tentim për të sjellë një kontribut në rrafshin e dijes, një tekst teorik në fushën e sociologjisë, komunikimit masiv”, ka thënë Ismajli.

Derisa është folur për rëndësinë e përkthimit të veprave të huaja në shqip, laureati i sivjetmë, Anton Nikë Berisha, ka propozuar që të themelohet edhe një tjetër çmim për përkthimin e veprave nga shqip në gjuhët e huaja.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se “përkthyesi i një vepre është si autor i dytë i asaj vepre”.

Sivjet çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” nuk është ndarë. Juria ka bërë të ditur se ka vendosur që sivjet të mos jepet çmimi “për shkak të prurjeve të varfra”.

Pos çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, që ka vlerën financiare 5 mijë euro, çmimet e tjera kanë vlerën monetare prej 2.500 eurosh.

Anëtari i jurisë, poeti Azem Deliu, i ka rekomanduar Ministrisë që të rritet vlera e shpërblimit të çmimeve.

“Ndonëse çmimet në kohën kur janë themeluar, kanë përfaqësuar vlerë të mjaftueshme edhe materiale, kjo sot nuk është më e vërtetë për autorët që kemi nderuar e do t’i nderojmë”, ka thënë ai.

Tradicionalisht MKRS-ja këto çmime i ka ndarë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt.

Share This:

Tags: MKRS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të

19 January 2026

Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjegjësisht ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku,

Futboll Sport

MKRS me shkresë zyrtare në drejtim të

16 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka dërguar email zyrtar Federatës së

Lajme

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund

15 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas zgjedhjes së Bekë Berishës si

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.