Avokati i Sami Lushtakut, Artan Qerkini ka thënë se vendimi për ndalimin e Lushtakut ishte jo i drejtë
Në një prononcim për media, Qerkini ka treguar se atij i është konfiskuar telefoni mobil.
“Zotit Lushtaku vetëm i është konfiskuar telefoni mobil, njëjtë sikur herave të kaluara mendojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar, edhe ëprkundër këtij fakti atij i është cenuar privatësia sepse i është marrë telefoni mobil dhe ne natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të dhomave të specializuara”, deklaroi ai.
Ai tha se nuk ka pasur paralajmërim për arrestimin e tij dhe nuk ka pasur urdhër për arrest.
Qerkini tha se Lushtaku nuk është i dyshuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni mobil