Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Autori Naim Kurteshi përuroi një monografi dhe një libër me poezi për Grupin MAK
Kulturë Letërsi Muzikë

Autori Naim Kurteshi përuroi një monografi dhe një libër me poezi për Grupin MAK

26 November 2023 0 Comment 8 min read

AA

Autori Naim Kurteshi përuroi një monografi dhe një libër me poezi për Grupin MAK.

Këtë të shtunë, në ambientet e Shkollës së Muzikës në Gjilan janë përuruar dy libra nga autori Naim Kurteshi, njëri me titull “Grupi MAK” që njëkohësisht është përkthyer edhe në gjuhën angleze nga profesori Avni Islami me titull “The music band MAK” si dhe një libër tjetër me titull “Gjurmë rinie”.

Në hapje të ceremonisë zyrtare promovuese, Xhevdet Gashi, njëri nga ish anëtarët e Grupit MAK, ka thënë se rëndësia e monografive është shumë e madhe dhe për këtë e ka përgëzuar autorin Naim Kurteshi, i cili që nga dita e parë e ka përcjellë krijimtarinë e këtij grupi, duke mbledhur dokumente e materiale.

Gashi ka thënë se Grupi MAK gjithkah ka pasur lidhje me publikun, e sidomos me atë të Gjilanit, andaj e ka përgëzuar autorin për këtë libër të çmuar.

Në këtë përurim ka folur edhe motra e Rexhep Xhemaili, që kishte qenë baterist në Grupin MAK, e cila tha se ky grup ka lënë një krijimtari të madhe, derisa libri i Naim Kurteshit mbetet një vepër e rëndësishme për historinë e muzikës kosovare.

Tahir Dalipi, recensent i librit, ka thënë se paraqitja e këtij grupi në skenën kosovare bëri një revolucion të pashmangshëm, ngase ai lloj i muzikës që kultivoi ky grup kishte përballë mungesën e traditës për një gjë të tillë.

“Grupi MAK gjeti nevojën, njerëzit dhe mjetet që rinia e jonë në atë kohë të mos bëhej pjesë e një muzike që nuk ishte e jona dhe që nuk ishte në gjuhën shqipe, por që falë Grupit MAK që kultivoi tekste nga tradita shqiptare dhe që këndoi në gjuhën e bukur shqipe e bëri rininë për vete”, shtoi ai, duke theksuar më tej se me këtë libër, autori Naim Kurteshi e theu heshtjen që ka mbretëruar kaherë.

Për librin “Gjurmë rinie”, ka folur recensenti i librit, Sadri Daku, i cili pos vuri në spikamë krajatat nëpër të cilat ka kaluar familja Kurteshi, kurse për librin “Gjurmë rinie, tha se përmban poezi, tregime dhe një dramë.

Ky promovim është përcjellë me recitime e deklamime nga Tahir Arifi, Era Hoxha e Meli Halili, si dhe këngë të interpretuara mjeshtërisht nën tingujt e kitarës nga Mehmetali Arifi.

Naim Kurteshi, autor i dy librave, ka falënderuar të pranishmit, duke theksuar se që kur  ishte dhjetë vjeçar, ishte i dhënë pas muzikës së këtij grupi, të cilin e adhuronte shumë, dhe që nga ajo kohë e deri më tashti ai mbetet adhuruesi më i madh i këtij rock grupi. Ai kishte qenë në Gjilan kur në vitin 1976 ky grup po jepte koncert në ish-shtëpinë e armatës.

Viti 1985 shënon një kthesë, kur Naim Kurteshi kishte përpiluar një album me pyetje përgjigje: duke qenë adhurues i grupit MAK, Naimi kishte dëshirë që pyetjeve të tij t’i përgjigjen pikërisht anëtarët e këtij grupi dhe në 83 pyetjet e tij, i ishte përgjigjur Xhevdet Gashi, që në grupin MAK luante në organo. Naim Kurteshi me fanatizëm i kishte ruajtur ato përgjigje dhe ende adhuronte atë grup muzikor, megjithëse grupi ishte shpërndarë në vitin 1978.

Kurteshi vazhdonte të mbante kontakte me Xhevdet Gashin, kurse gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, tre orë para se të arrihej marrëveshja në Kumanovë, nga banesat e tyre nga forcat serbe ishin nxjerrë dy anëtarë të këtij grupi, solisti Haki Misini dhe Mehmet Tupella, baterist.

Naim Kurteshi e kishte përjetuar rëndë faktin se për fatin e këtyre dy anëtarëve të grupit nuk dihej asgjë. Ai në atë periudhë shkroi 8 poezi, të cilat i dedikoheshin grupit MAK dhe krahas 20 këngëve të këtij grupi, ai nisi të mbledh artikuj të shkruar për këtë grup, fotografi, kastën që enkas për të ia kishte incizuar Xhevdet Gashi dhe shfrytëzoi shumë materiale në gazeta që ishin shkruar për këtë grup, duke qenë se babai i tij Mehmet Kurteshi – Pozharani me pedanteri kishte ruajtur shtypin e kohës në shtëpinë e tij.

Në vitin 2022 te Naim Kurteshi sërish u ngjall dëshira që të bëjë diç për grupin e tij që e adhuronte aq shumë, që së paku të lë një broshurë apo skripte për këtë grup dhe shtytja më e madhe ishte nga Xhevdet Gashi, që ky projekt të shndërrohej në libër, andaj Naimi nisi edhe më tepër të hulumtojë materiale, të intervistojë anëtarët e mbetur të grupit dhe libri u kompletua në masë dhe u bë gati për botim.

Tashti, ai është shumë i lumtur që ky libër e pa dritën, andaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar.

Teksti: Kryelajmi.com

Foto: Tv Gjilani

Share This:

Tags: Grupi MAK Naim Kurteshi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.