Monday 19 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia: Arrestohet një burrë në Roganë të Dardanës

Ekipi i filmi dhe sektorët realizues nga fillimi deri në fund të projektit kinematografik

ATK feston 26-vjetorin, vlerësohet institucion kyç i shtetit të Kosovës

UKZ nderon jetën dhe veprën e Heroit Kadri Zeka në 44-vjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar pas zbulimit të manipulimit të

Parashikimi i motit për sot, të hënë, 19 janar 2026

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të Kamenicës, pjesë e projektit të trashëgimisë Kulturore të

Delegacioni i UKZ-së viziton Panteion University në Athinë ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit akademik

Dushan Janjiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e kosovarit vendoset këtë javë

 ATK feston 26-vjetorin, vlerësohet institucion kyç i shtetit të Kosovës
Lajme

ATK feston 26-vjetorin, vlerësohet institucion kyç i shtetit të Kosovës

19 January 2026 0 Comment 5 min read

AA

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar 26-vjetorin e themelimit me një konferencë zyrtare, ku u theksua roli i saj si shtyllë kyçe e funksionimit të shtetit dhe e sovranitetit fiskal të Kosovës, ndërsa udhëheqës institucionalë dhe ish-zyrtarë vlerësuan kompromise, reforma dhe vizionin për modernizimin e ATK-së.

Zëvendësministri i Financave, Agon Dobruna tha se ATK-së, është institucion themelor për funksionimin e shtetit dhe për kthimin e sovranitetit fiskal të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e konsideron ATK-në një shtyllë kyçe të qeverisjes së mirë dhe drejtësisë fiskale, ndërsa të hyrat e mbledhura nuk janë thjesht shifra buxhetore, por mjete për arsim, shëndetësi, zhvillim social, ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

“Sot shënojmë 26-vjetorin e ATK-së, një institucion themelor për funksionimin e shtetit dhe për kthimin e sovranitetit fiskal të Republikës së Kosovës. ATK është ndërtuar paralelisht me shtetin tonë, nga një administratë e krijuar në rrethana të vështira, në një institucion model profesional dhe të besueshëm. Kontributi saj ka qenë vendimtar për stabilitetin fiskal, ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Si Qeveri e Republikës së Kosovës e konsiderojmë ATK-në një shtyllë kyçe të qeverisjes së mirë dhe drejtësisë fiskale. Të hyrat e mbledhura nuk janë thjesht shifra buxhetore, mirëpo janë mjete për arsim, shëndetësi, zhvillim social, ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve”, ka thënë ai.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se administrata ka nisur një qasje të re për modernizimin e institucionit, me theks në filozofinë “më pak ndëshkime, më shumë këshilla”.

Hyseni shtoi se asnjë reformë fiskale apo digjitale nuk mund të realizohet pa burime njerëzore të kualifikuara, duke bërë të ditur se ATK po planifikon rekrutim të stafit të ri, ndërsa stafi ekzistues do të ketë rol kyç në bartjen e dijes dhe përvojës tek gjeneratat e reja.

“Fillimisht duhet të njoftoj me një qasje të re që kemi filluar që ta modernizojmë ATK-në, kryesisht me qasjen tonë më pak ndëshkime, më shumë këshilla. Asnjëherë nuk është e lehtë që të implementohet ligji nëse nuk ka vullnet te tatimpaguesi. Si faktor i dytë është procesi i digjitalizimit që po mundohemi të bëjmë si proces. Asnjë reformë fiskale ose digjitale nuk mund të bëhet pa një pjesë të resurseve njerëzore të kualifikuara. Ideja e dytë ka të bëjë me një reformë që po mundohemi të bëjmë për burimet njerëzore, që do të rekrutojmë një numër të madh të stafit të ri, ndërsa pjesa e stafit të vjetër do të kenë mundësinë ideale për të përcjellë procesin, dijen dhe vullnetin e tyre te punëtorët e rinj që do t’i bashkohen ATK-së”, tha ai.

Ish-këshilltari në ATK, Florian Mima, rikujtoi fillimet e vështira të administratës tatimore pas luftës, duke thënë se në vitin 2000 mungonin ligjet, procedurat dhe infrastruktura bazë, por ekzistonte vullneti për të ndërtuar shtetin dhe besimin.

Ai tha se gjenerata e parë e inspektorëve kishte mbi supe një barrë të rëndë dhe një përgjegjësi morale, pasi Kosova për herë të parë po niste të mblidhte tatimet e veta, duke e cilësuar këtë proces si një mision për ndërtimin e institucioneve dhe funksionimin e shtetit.

“Ishte goxha kohë e vështirë pasi mungonte gjithçka duke filluar nga ajo që ishte kryesorja, që ligjet nuk ishin të zhvilluara, mungonin procedurat, madje nuk kishim edhe ndonjë zyrë që ishim gjithë aty bashkë. Por kishim diçka të veçantë, kishim vullnetin për të ndërtuar shtetin, procedura, kishim vullnet të krijojmë besim. Pra, si gjeneratë ishte një barrë goxha e rëndë në supet tona. Po flasim për vitin 2000, kur ne pritnim që të fillojmë si inspektorë të parë, do dilnim në terren, kur Kosova si shtet për herë të parë do të fillonte të mblidhte tatimet e veta. Ishte një mision, përgjegjësi morale”, ka thënë ai./Ekonomia Online

Share This:

Tags: ATK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia: Arrestohet një burrë në Roganë të

19 January 2026
Arte Pamore

Ekipi i filmi dhe sektorët realizues nga

19 January 2026
Lajme

ATK feston 26-vjetorin, vlerësohet institucion kyç i

19 January 2026
Lajme

UKZ nderon jetën dhe veprën e Heroit

19 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

713.3 milionë euro të hyra në ATK

5 September 2025

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të

Lajme

Murati: Qytetarët që paguhen nën 350 euro

23 December 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën pagën minimale

Lajme

Inspektorati i Tregut mbyll 34 qendra masazhi

16 December 2024

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë mbyll përkohësisht 34 qendra masazhi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.