Astronomja kosovare Pranvera Hyseni nderohet me çmim prestigjioz në SHBA
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare.
Ky çmim ndahet nga Geological Society of America për prezantimin më të mirë nga një student doktorature, në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e cila u mbajt në Texas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 2000 studiues dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke e bërë këtë vlerësim edhe më domethënës dhe konkurrues.
Ky çmim përfaqëson një moment të rëndësishëm në karrierën shkencore të Hysenit, por njëkohësisht shërben edhe si promovim i rëndësishëm i Kosovës në skenën ndërkombëtare të shkencës dhe kërkimit.
