Monday 22 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 22 dhjetor 2025

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1400 gjoba trafiku

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për deputetë

Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

Ekskluzive | Zjarr në market në Gjilan, rrezik i përgjithshëm dhe dëme rreth 200 mijë

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

 Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
Lajme

Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM

7 November 2025 0 Comment 8 min read

AA

Në Bruksel u mbajtën punimet Asamblesë së Përgjithshme e EU STEM Coalition, ku morën pjesë përfaqësues nga dhjetëra institucione evropiane të arsimit dhe industrisë. Në mesin e tyre ishte edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në  Gjilan, i përfaqësuar nga delegacioni në përbërje të Prof. Dr. Xhevdet Thaqi  Koordinator i projektit CoVE STEM Europe, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve, Prof. Dr. Naim Mustafa Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Fadil Osmani.

Sesioni i parë i punës i udhëhequr nga Fleur Korte dhe Rolf Schreuder solli disa zhvillime të rëndësishme për komunitetin STEM evropian.

Një ndër momentet më të veçanta ishte fakti se Dokumenti Strategjik i Politikës STEM (Position Paper on the STEM Education Strategic Plan), i cili  u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga institucionet në Bruksel.

Një tjetër pikë e rëndësishme e Asamblesë ishte themelimi i tre grupeve të reja të punës:

– Industry–Education Partnership Working Group,

– AI in Education Working Group, dhe

– Primary and Secondary STEM Education Working Group.

Këto grupe tashmë kanë nisur punën për hartimin e planeve konkrete të veprimit në fushat përkatëse të zhvillimit të STEM-it, duke synuar përforcimin e bashkëpunimit mes arsimit, industrisë dhe politikë bërjes evropiane.

Koordinatorja e projektit CoVE STEM Europe, znj. Joan Vandehoek, prezantoi përditësimet më të fundit lidhur me aktivitetet e zhvilluara dhe tё planifikuara për tё ardhmen në kuadër të projektit, si dhe prezantoi anëtarët e rinj të rrjetit EU STEM Coalition, të cilët pritet të japin kontribut të vlefshëm në nismat e ardhshme.

Gjithashtu, u bë thirrje për zgjerimin e rrjetit me partnerë të rinj nga Irlanda, Qiproja, Islanda, Polonia, Rumania dhe Lituania, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit STEM në Evropë.

Delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” po jep një kontribut të çmuar përmes realizimit të projektit CoVE STEM Europe, siç është themelimi i Qendrës së Ekselencës Profesionale në UKZ, si dhe zhvillimit të aktiviteteve inovative në arsimin STEM në nivel rajonal.

Ky angazhim i UKZ-së konfirmon edhe njëherë rolin e universitetit si lider në nxitjen e arsimit inovativ dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Sesionin e dytë të Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel e udhëhoqi Beatrice Boots, kurse Rebecca Allinson prezantoi studimin gjithëpërfshirës “Promoting STEM Education in Schools”, që përbën hartëzimin e parë në nivel të Bashkimit Evropian mbi mënyrat se si arsimi STEM promovohet në shtetet anëtare, nga arsimi i hershëm deri te formimi profesional.

Gjatë prezantimit u trajtuan gjashtë sfida sistemike të identifikuara në kuadër të studimit, si p.sh. Fragmentimi i qeverisjes dhe Rigiditeti i kurrikulës, duke theksuar se këto sfida ndër veprojnë dhe ndikojnë ndërsjellë në mënyrë të ndërlikuar.

Më pas, Dovydas Caturianas prezantoi praktikat më të mira evropiane në promovimin e STEM-it, me shembuj frymëzues nga Lituania, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera të BE-së.

Në vijim, Zoltan Marton, përfaqësues i Hungarian STEAM Platform, ofroi një përditësim mbi ndikimin e ekosistemit dhe partneritetet midis qeverisë, shoqërisë, kërkimit akademik dhe biznesit, duke theksuar ciklin e vazhdueshëm të bashkëveprimit mes këtyre aktorëve.

Pjesëmarrësit analizuan Strategjinë Suedeze për STEM, përmes një prezantimi të detajuar nga Malin Thunborg dhe përfaqësuesit e Teknikcollege Sweden, e cila u vlerësua si një shembull frymëzues i bashkërendimit të arsimit me tregun e punës dhe industrinë.

Ky aktivitet shumëpalësh konfirmon edhe njëherë roli aktiv të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në nismat strategjike të Bashkimit Evropian për zhvillimin e arsimit dhe inovacionit STEM në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke forcuar pozicionin e tij si një partner i besueshëm në rrjetin EU STEM Coalition.

Share This:

Tags: STEM
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 22

22 December 2025
Futboll

Arb Manaj “Futbollist i vitit 2025”, Amir

22 December 2025
Futboll

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton

21 December 2025
Sport

Rashica protagonist, ia siguron fitoren Besiktasit në

21 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian për

25 April 2025

Në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Koalicionit Evropian për Shkencë, Teknologji,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.