Friday 20 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit sot në Kosovë

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Abdixhiku për pozicionin e VV-së: Është gabim trashanik për nivelin dijes politike që do të

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së në Gjilan, Naim Aliu pas kthimit nga Haxhi

Mbappe është shtruar në spital

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Shqipërinë për pushime

Instalacioni me fustanet e grave të dhunuara në Kosovë shfaqet para Këshillit të Evropës në

Klubi i madh italian, afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin

 Arsim Thaçi – Shpëtimtari i Prishtinës që do ta udhëheq edhe në Ligën e Evropës
Futboll Sport

Arsim Thaçi – Shpëtimtari i Prishtinës që do ta udhëheq edhe në Ligën e Evropës

28 May 2025 0 Comment 7 min read

AA

Kur Prishtina mbeti pa trajner pas largimit të Jean-Michel Cavallit, sezoni i kryeqytetasve dukej se do të dështonte sërish, pasi në kampionat pozita në tabelë nuk ishte e mirë, derisa në Kupë kishin një rival shumë të fortë si Drita në gjysmëfinale.

Por në skenë doli shpëtimtari i Prishtinës, trajneri Arsim Thaçi që është rikthyer në klub, kësaj radhe për ta rikthyer edhe lavdinë dhe krenarinë në kryeqytetin kosovar.

54-vjeçari pranoi ofertën e Prishtinës për gjashtë muaj, por që në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte atij qëndrimin në pankinën bardhekaltër edhe për një vit tjetër nëse sigurohet dalja në Evropë, e duket se këtë pak kush e ka menduar te Prishtina.

Thaçi e pranoi ofertën dhe pa humbur shumë kohë filloi punën me ekipin, derisa debutimin e bëri në ndeshjen më të vështirë të sezonit, e që në fund doli të ishte ndeshja e kthesës së Prishtinës, në Gjilan ndaj kampionit Dritës në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës.

Prishtina triumfoi 0-1 në Gjilan, në një ndeshje ku luajtën për 70 minuta me një futbollist më pak.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë, por ekipi tregoi zemër. Aty e kuptova që kjo skuadër kishte diçka brenda që vetëm duhej nxjerrë në pah”.

“Ndeshja me Dritën ishte ndeshja që riktheu Prishtinën në binarë. Kemi luftuar shumë në atë takim, ishim me një futbollist më pak në fushë dhe morëm një fitore që na riktheu vetëbesimin dhe na dha forcë për të vazhduar tutje”, tha Thaçi për Telegrafin.

Goli i fitores nga Ardian Muja në fitoren 0-1 në gjysmëfinalen e parë ndaj Dritës

Për ta konfirmuar se nuk ishte një fitore e rastësishme ajo në Gjilan, Prishtina shpërtheu në kampionat duke mposhtur Suharekën në udhëtim me rezultat 4-0.

Thaçi e udhëhoqi Prishtinën në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës, ku mori pesë fitore, tre barazime dhe vetëm dy disfata.

“Nuk e quaj unë vetën shpëtimtar i Prishtinës. Kemi bërë punë të gjithë së bashku nga kryesia te futbollistët, por edhe stafi teknik. Kur jemi të bashkuar edhe suksesi vjen”, tha Thaçi.

Ai thotë se kishte besim se do ta fitonin Kupën e Kosovës, pasi eliminimi i Dritës në gjysmëfinale iu dha atyre forcë.

“Momentin që kemi eliminuar Dritën, e kemi pasur besimin se mund t’ia dalim edhe në finale. Shkoi shumë mirë fituam dhe më në fund e rikthyem një trofe në kryeqytet dhe siguruam daljen në Evropë pas katër viteve”, deklaroi Thaçi.

Për shumëkënd, kjo ishte një ngritje e papritur, por për Thaçin, kjo ishte rezultat i qasjes së tij ndaj futbollit, punë e heshtur, analizë e thellë dhe besim te grupi.

“Kur e mora skuadrën, e dija që kishim cilësi, por nevojitej strukturë, qartësi dhe besim. Kupa ishte synimi më realist, dhe ia dolëm. Por ky është vetëm fillimi”.

Thaçi do ta udhëheq Prishtinën edhe në Evropë, por edhe në sezonin e ardhshëm në Albi Mall Superligë, ku objektivat e kryeqytetasve janë gjithmonë të mëdha, të luftohet për trofe.

“Sigurisht që Prishtina gjithmonë lufton për trofe. Fillimisht duhet vazhduar kontratat me futbollistët që kemi dhe të shohim se çfarë po na sjell tregu i transferimeve”.

“Duam të lëmë gjurmë në Evropë, nuk është e lehtë, por do të japim maksimumin që t’i synojmë grupet e Ligës së Konferencës. Kuptohet, duhet kemi edhe fat në short që t’i shmangim skuadrat e mëdha evropiane”.

“Objektivat e Prishtinës janë gjithmonë trofetë. E mira është që Prishtina nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe qendrën e saj stërvitore dhe kjo na ndihmon shumë, pasi deri më tani stërvitjet i kemi bërë në shumë fusha të ndryshme nëpër kryeqytet”.

“Prishtina tani është një klub shumë stabil, pa probleme financiare dhe ka gjithçka që i duhet një klubi për të pasur suksese. Shpresojmë që të kemi ecuri të mirë edhe në Evropë pasi dihet se Evropa për klubet tona është një mundësi e mirë të fitojnë edhe financiarisht”, përfundoi Arsim Thaçi.

54-vjeçari nuk është thjesht njeriu që shpëtoi sezonin e Prishtinës, ai riktheu krenarinë në kryeqytet te Plisat. Për Prishtinën ky shpëtim i sezonit duke fituar një trofe mund të jetë një pikënisje e një epoke të re dhe të lavdishme për klubin më të trofeshëm kosovar. /Telegrafi/

Share This:

Tags: Arsim Thaqi FC Prishtin
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Avni Spahiu – Roli i intelektualit

19 June 2025
Lajme

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV

19 June 2025
Champions League

FC Drita ka vazhduar fazën përgatitore në

19 June 2025
Futboll

Manchester United gati ta pushtojë afatin kalimtar

19 June 2025
RELATED Stories for you
Sport

Kjo është situata, si dhe komunikata e

17 April 2023

I pari i bankinës së FC Drita, trajneri Arsim Thaqi, ka dhënë dorëheqje të

Sport

Thaqi: Nesër ndeshje derbi, vendosin detajet

8 March 2023

Xhiroja e 24-të sjell derbin 𝐅𝐂 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀, ndërsa për këtë ndeshje

Lajme Sport

Thaqi: Krijuam më shumë raste, fati nuk

25 February 2023

Drita ka pësuar një tjetër humbje, e dyta në pranverë nën drejtimin e trajnerit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.