Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Arsim Halili, vështrim kritik: – Tetamenti i fjalës artistike
Kulturë Letërsi Librari

Arsim Halili, vështrim kritik: – Tetamenti i fjalës artistike

15 July 2024 0 Comment 10 min read

AA

Arsim Halili – (Për vëllimin poetik të Ibush Vishit, DRITËN TI E NDEZE, edituar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024).

“Ëndrrat më të bukura për lirinë shihen në burg” – Shileri

Shkruan: Arsim Halili, kritik letrar

Ibush Vishi, ndonëse e ka demostruar dijen e tij tek të tjerët për librin, më në fund guxoi të bëjë një hap para opinonit lexues edhe me fjalën e tij artistike. Duhet thënë se që në titull të librit “Dritën ti e ndeze”, vjen me një lloj provokimi te lexuesi, jo thjeshtë për ndonjë titull të hermetizuar që kërkon deshifrim, por për një titull që saktëson qartë personin apo heroin lirik që e bëri atë akt si dhe përfituesit që e shijojnë të mirat e asaj drite.

Kjo mund të kuptohet dhe ndryshe; nëse për njërën palë ishte errësirë, domosdo dikush tjetër duhet të merrte inciativë ta nxirrte nga errësira palën tjetër, pavarësisht nga cili segment i jetës vjen.

Katër ciklet e kësaj përmledhje poetike: “Testament lirie”, “Derisa të rrjedh Drini”, “Nëse uni të ka zënë” e “Teshtimë plagësh”, përbëjnë një mozaik, gjë për të cilën shfaqet aftësia krijuese, përmes shenjave e simbolikave, ku ekspozohen para lexuesit, ku skenat mund të varirojnë në kohë dhe veprime asimetrike. Natyrisht këtu ndërtohet një ngrehinë, ku asaj dritareje të errësuar i jep një pamje shprese.

Duke e ditur veprimarinë e autorit, ai nuk i shmanget edhe në varg, fatit tragjik të popullit shqiptar, andaj duket se konvergjohet kjo edhe në poezinë e Ibushit: tragjikja dhe heroizmi. Në këtë rast njëra-tjetrën e plotësojnë.

Si shumë poetëve tjerë edhe poetin Vishi e ndjek fati ekzistncial i njeriut me të bërat e tij në atë bashkësi kombëtare, ku vlera e secilit që ka dhënë nga vetja, qoftë edhe një kontribut të vogël, deri te ai sublim, është mosdorëzimi, apo pranimi i heshtur i absurditetit në kohë dhe veprim që vinte nga pala tjetër për të shkaktuar errësirën.

Nëse në psalmet nga ato hebraike, lavdet thureshin në nivel panteik, autori Vishi lavdet i thur në rrafshin tokësor: atdheut, simboleve kombëtare dhe natyrisht dëshmorëve të kombit, në këtë triadë udhëtimi me simbolikë në hapësirë dhe në kohë mban një baraspeshë të cilën apriori ky njeri i sakrificës në këto raste me emra të përveçëm ka paracaktuar të përmbush një mision, duket qartë se është i destinuar ta ndjek njëjtin kurs të po atyre emrave që në radhë të parë kishin ekzistencën e kombit si qëllim të vetëm .

Vargje të kësaj natyre i gjen te poezia, “Lirinë na e solle ti” ( fq 20), “Në bronz lirie”, ( fq 21), “Dëshmorëve”, (fq. 23) “Djalë i lirisë (fq 28), “Nanë e lirisë sonë” ( fq. 38) .

Kur flasim për poezitë e lartëcekura, mund të prekim një fakt i cili na kujton mendimin e Hajdegerit: se të dëgjuarit dhe heshtja janë një lloj mundësie e shprehjes diskurzive. Nisur nga këto dy nocione ndonëse kemi një asimetri zërash që heshtin nga ky fatalitet. Me të tilla skena rrënqethëse kemi palën që e dëgjon këtë dhimbje të shkaktuar, e dëgjon edhe vet poeti Vishi, por nuk mund të bëjë asgjë më tepër se objekt shperhimor të jetë vetëm fjala, fjala artistike e cila pavarësisht se si kundrohet, nuk prodhon asgjë mistike, por në këtë mozaik shumëzohet kujtesa që ata zëra të heshtur të dëgjohen përjetësisht.

Ndjesia që përcillet është një përmallim, njëherësh I shtresuar dhe i brishtë. Duket qartë se poeti Vishi, ndejën e të qenit mirënjohës ndaj atyre që kanë kontribuar qoftë në raport individual, apo edhe kolektiv, jo vetëm që shmang në kujtesën e tij, por si i tillë ai këtë mirënjohje e ndan edhe me të tjerët, këtë rast me opinion lexues, duke shprehur ndjesën e tij krijuese përmes vargjeve qoftë figura të njohura në mesin tone siç ishin: Shtjefën Gjeçovi, Dritëro Agollit, Bedri Hysës, Gani Xhafollit, Mësuesit, këtë rast mësuesit të poetit Vishi, Agim Vincës, Astrit Deharit por edhe në planin familjar, babait , vajzës… etj.

Kjo klimë poetike duket se është shtrirë në planin dy dimensional , në atë të parin malli për figura të tilla të kundruara, jo formalisht sa për të thenë diçka në adresim të tyre, por si i tillë poeti Vishi shperfaq një kronikë dëshmishë përmes artit poetik se këto figura në kohë dhe hapësira të ndryshme bartën mbi supet e tyre pesha të veprimtarisë , që meritojnë të kujtohen,ndaj plotëson një kërkesë, përtej asaj individuale.

Në realitetin e sotëm në të cilin koekzistojmë edhe ne si pjesë sociale me të mirat, natyrisht edhe me ngjarje a dukuri, që hera- herës e zbehin identitetin e të qenurit të përsosur, në këtë ballafaqim edhe poetin Vishi, duket se e ngacmon, e dekurajon, ndoshta edhe e trishton se si mundet njeriu t’ua atribojë këto veprime që nuk mbesin vetëm në suaza të delikuencës..

Të tilla vargje i gjen që në poezinë e parë të ciklit “Teshtim plagësh”, respektivisht poezinë : “A(z)huri që ishe” ( fq, 89- 92), por edhe te poezi të tjera vërhet shqetësimi i poetit si te “Shpifaraku”, “Tjerratarët”, “Ëndërr e keqe ,…etj.

Në perceptim tonë duket se vargjet mund të kenë një llojë ambiguiteti moralist, megjithatë duhet të themi se poeti për këto dukuri ka një optikë tjetër, i sheh se i tilël duke devijuar çdo ditë.

Në struktimin krijues të përmbledhjes së parë poetike të Ibush Vishit, vargun e tij e dimensionon qartë duke ndërtuar një imazh poetik, ku në perceptimin tonë, duket se identifikohet një lloj simbioze e alternuar mirë mes imazhit statik të shpërfaqur edhe me gjuhën poetike, por edhe me gjuhën vizuele me atë të shkrirjes në bronz të atyre figurave, që domosdo heshtja e tyre sot na flet shumë, sa herë kalojmë para tyre , e këtë rast edhe për poetin Vishi duket e nxit kjo heshtje që ta transformoj vargun në fuqi inkurajuese, jo vetëm poetike, por edhe atdhetare. Rastin më të mirë e kemi te poezia e titulluar : “Në bronz Lirie” ( fq, 21) dhe “Pranë shtatores së Kadri Zekës”( fq 36).

Krejt në fund mund të themi se poeti Vishi nuk ka nxituar të paraqitet vetëm formalisht dhe me sasi librash te lexuesi . Vargu i këtij poeti shpreh, përpos artit poetik, edhe një ndjenjë emocionale , e cila na rezulton se e do krijimtarinë poetike dhe mund të konsiderohet një lloj katarasisi në raport me të kaluarën, gjendjen faktike të popullit shqiptar në Kosovë, por edhe krenarinë tonë kombëtare që i japin zemër secilit nga ne, përfshirë këtu edhe vetë poetin.

.

Share This:

Tags: Arsim Halili rsim HAlili
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Zgjedhja e fituesit të Çmimit Letrar “Beqir

27 November 2022

Juria profesionale në përbërje : Prof. Dr Sadete Tërnava Osmani – ligjëruese universitare dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.