
ARS CLUB “Beqir Musliu” përcjell pranverën me një manifestim të ri poetik, në Kaçanik” – Shpalime Pranëvere
Nesër pasdite nga Kaçaniku legjendar nis rrugëtimin poetik një manifestim i ri poetik i titulluar, “Shpalime pranë vere”. Ideator dhe organizues i këtij manifestimi është asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i mbështetur dhe nga shtëpia botuese , po me këtë emër.

Shkas i këtij manifestimi është 25 vjetori i çlirimit të Kosovës, po edhe tri vëllimet poetike të botuara gjatë kësaj pranvere, DRITËN TI E NDEZE e Ibush Vishit (Kaçanik), KUR DIELLI LIND NË BEBËZA e Zanë Malit si dhe UNI I NDARË i Kaltrina berishës, të cilat u botuan nën përkujdesjene e Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” dhe, ishin të ekspozuara edhe në Panairin e Librit “Prishtina 2024”, që u mbajt nga 5 – 9 qershori 2024 në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
SHPALIME PRANË VERE, ka për synim afirmimin e librit dhe të autorit, veçanërisht të autorëve të rinj dhe botimeve që sjellin vlera letrare, e të culat shpërfaqen në publik gjatë stinës së pranverës, stinë kjo që mugullon me fryte të reja, me gjelbrim dhe me shumëçka të bukur e, që ngjashëm si libri, është ushqimi më i bukur shpirtëror për njeriun.
Manifestimi zgjatë tri ditë dhe, nis nga Kaçaniku, me shpalimin dhe vlerësimin e librit të Ibush Vishit, krijues i dalluar i kësaj pjese të Kosovës Lindore, i cili tash na vjen me një vëllim poetik, DRITËN TI E NDEZE, një libër që përmes vlerave të artit shpërfaq figura dëshmorësh, martirësh dhe kontribuesish të pakursyer për lirinë e Kosovës. Po, edhe poezi tjera të karakterit meditativ – poetik e filozofik, që për themel kanë traditën tonë popullore po edhe letrare.
Për librin pritet të flasin Nexhat Rexha, Kaltrinë Berisha e Arsim Halili… po edhe miq të tjerë të poetit.
Ditën e dytë, më 21 qershor 2024, në orët e pasditës ( ora 18:00 ) Manifestimi zhvendposet në Gjilan, përkatësisht në bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, ku do të shpaloset, vlerësohet po edhe do të lexohen poezi nga libri i Kaltrina Berishës, UNI I NDARË, një libër që sjell një frymë të re në letërsinë tonë dhe që paralajmëron një emër të ri të poezisë shqipe.
Për librin pritet të flasin Albina Idrizi, Nexhat Rexha e Arsim Halili.
Ditën e tretë, më 22 qershor 2024 në Viti , përkatësissht në ditën e parë të hyrjes në verë, para të ftuarve dhe artdashësve paraqitet nga ana e Organizatorit libri i parë i poetes Zanë Mali, libër që me një dell të thekësuar artiistik i vargën e thurrë himn dashurisë.
Për librin do të flasin prof. dr. Anton Nikë Berisha e Sherafedin Kadriu, e do të ketë si edhe në shpalimet e mëparshme, edhe lexime poetike, përcjellë me tinguj të muzikës.
Me këtë libër edhe përmbyllet kjo trajektore letrare e edicionit të parë të këtij Manifestimi, Kaçanik, Viti, Gjilan, e cila vite të ardhshme do të ndryshojë varësisht vendeve të autorëve që na sjellin botime të reja.
