Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore
Gjilan, 16 gusht 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 16.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar).
Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.