Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Arrestimi i drejtorit të KEK-ut rikthen përplasjet pozitë-opozitë, ashpërsohet diskursi politik
Lajme

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut rikthen përplasjet pozitë-opozitë, ashpërsohet diskursi politik

20 April 2023 0 Comment 9 min read

AA

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut që është ndërmarrje publike, ka rikthyer në Kosovë përplasjet pozitë –opozitë, derisa nuk kanë mbetur pa etiketime edhe organet e drejtësisë. Opozita arrestimin e sheh si dëshmi të abuzimit të qeverisë në sektorin e energjisë derisa nga pozita ngjarjen e shohin si tendencioze për njollosjen e qeverisjes.

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Mesditën e së mërkurës Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera shtetërore filloi një aksion të gjerë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe dy banesa private që rezultuan të jenë në pronësi të Nagip Krasniqit – drejtor i KEK-ut.

Pas aksionit, Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar Nagip Krasniqi nën dyshimet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, drejtori i KEK-ut dyshohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, u tha në njoftim.

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka nxitur reagime nga drejtuesit e subjekteve politike opozitare dhe kundër reagime nga eksponentë të shumicës parlamentare.

Krerët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë thënë se kjo është dëshmi e abuzimit të Qeverisë në sektorin e energjisë.

“Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor”, deklaroi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pak pasi u arrestua drejtori i KEK-ut.

Kreu i LDK-së nga ana tjetër ka kërkuar përgjegjësi politike për mafinë energjetike.

“Kemi kërkuar në vazhdimësi shkarkimin e gjithë udhëheqjes së KEK-ut – militantë partiak të vendosur nga partia në pushtet – pikërisht për shkak të një skandali si ky që kishte nisur nga korriku i vitit 2022. Ata gjetën mbrojtjen vetëm sepse ishin të partisë. Të njëjtit, pas dëmeve milionëshe ndaj vendit, ndodhen sot në pranga të Policisë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Derisa i pari i AAK-së ishte më i shkurtër në reagimin e tij për ngjarjen.

“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq!”, u deklarua Haradinaj.

Akuza si të opozitës në drejtim të drejtorit të KEK-ut erdhën edhe nga shoqëria civile, derisa e cilësuan Krasniqin kuadër të Vetëvendosjes.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka deklaruar se edhe pse është faze e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e të njëjtit, “është fakt se i njëjti ka dalë nga akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Por nga ana tjetër, reagime të ashpra ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët akuzojnë organet e drejtësisë për arrestime të urdhëruara.

Ata e konsiderojnë arrestimin e Krasniqit si pjesë e luftës politike kundër Qeverisë.

Dejona Mihali, aktivistja dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka sulmuar Prokurorinë Speciale duke thënë se do të shihen shumë urdhra këto javë nga ky institucion i drejtësisë.

“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim. Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”, shkroi ajo në Facebook.

Edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka pretenduar se arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është bërë me porosi.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, shkroi Rrustemi në Facebook.

Deputeti tjetër i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se opozita ka shprehur një tendencë pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, për ta lidhur ngjarjen me emrin e Martin Berishës.

“Ajo që po them unë është se ai ka qenë anëtar i LVV-së dhe e pashë një tendencë që ta lidhin emrin e Martin Berishës dhe emrin Nagip Krasniqit, të krijojnë situata opozitare, të cilat mund të jenë të paqena”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Në mbrojtje të Krasniqit edhe më i ashpër ka qenë deputeti tjetër Halil Thaçi i cili thotë se është lajm “i mirë” arrestimi i drejtorit të KEK-ut pasi sipas tij ai “edhe mund të jetë vrarë”.

“Është lajm i mirë kur dëgjova për arrestimin e Drejtorit të KEK-ut, pasi gjithmonë jam frikësuar se do të dëgjojë lajmin mbi atentatin ndaj tij, duke e ditur se sa banditëve ju ka ndalë zhvatjen e KEK-ut”, ka shkruar Thaçi, i cili thotë se Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurinë e tij, mbase “atentati ndaj tij mund të ndodhë edhe aty në mbajtje”.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, në të kaluarën ka pasur lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi ka qenë drejtues i Komitetit për Energji në LVV, derisa në pozitën e kryeshefit të KEK-ut ishte zgjedhur në prill të vitit 2021.

Komiteti për energji sipas statutit të Lëvizjes Vetëvendosje është organ këshillues i partisë.

“Sot, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Besnik Bislimi, drejtuesi i Komitetit për Energji, z. Nagip Krasniqi dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti pritën në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ), të kryesuar nga drejtorja menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, znj. Caroline T. Nguyen”, thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes të publikuar më 30 tetor 2019./

Share This:

Tags: KEK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Aktakuza e dytë, caktohet seanca fillestare ndaj

20 January 2025

Seanca fillestare gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe

Lajme

Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat

27 February 2023

Zhurmat e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur si shkak i

Lajme

Punimet në rrjet, KEDS tregon vendet ku

23 December 2022

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të enjten (23.12.2022)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.