Arjanet Muric në formë jetësore, shkëlqen në Premier League
Gardiani i Kombëtares së Kosovës, Arjanet Muric, po kalon formën jetësore në këtë edicion në Premier Ligën Angleze.
Aro, sërish është zgjedhur lojtari i ndeshjes nga radhët e Burnely në përballjen kundër Tottenham. Për 90 minuta, ai, bëri 7 super pritje dhe 73 prekje të topit.
Muric është vlerësuar me notë 8.0 për performancën e tij, teksa skuadra e tij vazhdon luftën për mbijetesë në Ligën Premiere.