Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

 Arbneshja, Lara Nikpali, ylli që shkëlqeu dy dekada në basketbollin e femrave të Zarës
Basketboll Lajme Opinione Sport Sporte tjera

Arbneshja, Lara Nikpali, ylli që shkëlqeu dy dekada në basketbollin e femrave të Zarës

18 September 2023 0 Comment 15 min read

AA

Gazetari i njohur i sportit, z. Drago Mariq, kur shkruan për fillet e historisë të lojës së basketbollit në Zarë, thotë: “Zara është djepi i basketbollit ndër kroatë dhe në Kroaci. Dëshmitë dokumentare për lojën e basketbollit për meshkuj në Zarë janë të vitit 1928, ndërsa për femrat ishte viti 1937”.

Intervsita nga: Prof. Sylejman Morina/studiues e njohës i jetës kulturore dhe sportive të arbëreshëve të Zarës

Është interesante se për basketbollin zaras, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, një kontribut i madh iu takon të rinjve arbneshë e arbneshe nga fshati Arbanasi, sot pjesa më e bukur e qytetit të Zarës. Disa prej tyre hynë në historinë e basketbollit të Zarës e disa edhe ma gjerë, si: Izhi Marshani, Pino(Josip) Gjergja, Rok Stipçeviqi, etj.

Femrat arbneshe ishin të angazhuara që nga fillimi i basketbollit për femra në Zarë , si ; Madera Kalmeta, e cila ishte edhe reprezentuese, pastaj Lucia Peroviqi, Evelina Peroviqi, Bjanka Kalmeta, Elda Bajlo etj. Me shkuarjen e gjeneratës së Maderas, u shfaqën dy basketbolliste nga Arbanasi: motra e Pino Gjergjës, Mirela dhe Sonja Bajlo. Që nga viti 1971 spikaten basketbollistet: Marije Kalmeta dhe Vanja Paleka, e cila ishte reprezentuese në basketboll dhe atletikë. Në vitin 2004, basketbollistet nga Zara nën drejtimin e arbneshës, Maria Mazija arrijnë të bëheshin kampione shtetërore për kadete; ndër ato vajza ishte talentja e re, Lara Nikpali, nga Arbanasi, vajza e basketbollistit Valter Nikpali dhe motra e futbollistit Dino Nikpali. Për Larën, në librin e Drago Mariçit dhe Bernard Kotlarit, “Sport t kod Zadarskih Arbanasa “, thuhet: “Ajo u tregua një basketbolliste e re shumë e talentuar dhe u bë anëtare e kombëtares dhe anëtare e përhershme e formacionit të parë të KBF (ŽKK) Zadar”. Në turnirin e Kampionatit Europian, U18, i mbajtur në Rumani më 2007, reprezentacioni i Kroacisë e kishte zënë vendin e parë, ndërsa Lara ishte zgjedhur në mesin e 12 basketbollisteve më të mira. Lara Ishte gjithherë lojtare standarde dhe për shumë vite ishte kapitenja e ekipit të basketbolliteve të Zarës.

Kësaj radhe po flasim për yllin e basketbollit të femrave të KBF “Zadar”, Lara Nikpalin, kineziologe, e cila përfundoi fakultetin dhe masterin në Universitetin e Zagrebit dhe u bë magjistre në kineziologji në vitin 2015. Dy vjet më vonë ajo e kaloi provimin për eksperte të kineziologjisë në Split, për t’u bërë mësuese e edukimit fizik dhe shëndetësor. Aktualisht është mësimdhënëse e kulturës fizike dhe shëndetësore në Shkollën fillore “Kruno Krstiq”, në Arbanas.

Lara Nikpali, në kulmin e shkëlqimit si basketbolliste

Prof. Lara, basketbollin e zgjodhe vetë apo ndikuan prindërit ?

Kjo histori shkoi pikërisht kështu. Unë isha me babin në këndin e lojërave atje në Arbanas dhe gjatë gjithë kohës luhej basketboll ku edhe ai luante. Unë po shikoja, isha në klasë të dytë dhe kështu rrugës për në shtëpi gjatë bisedës ia përmenda babait se edhe unë do ushtroja basketboll. Babi nuk tha asgjë për këtë propozimin tim, por të nesërmen, kur u ktheva nga shkolla, më tha: të regjistrova për basketboll, stërvitja jote është pasdite. Kështu mësa duket ai vetëm priste që unë të them se më pëlqente, që të mund të më regjistronte. Padyshim se ky veprim i babait më gëzoi shumë.

Si e ndjeve veten në ndeshjen e parë me uniformën e klubit?

Ndeshja ime e parë për klubin tim, ishte shumë kohë më parë, nuk jam e sigurt se mbaj mend gjithçka saktësisht, sepse disa prej nesh me të vërtetë filluam të luanim basketboll për të rriturat (Senioret),shumë herët dhe në moshën 14-15 vjeçe ne tashmë po luanim për vajzat senioret( mbi 18vjet) . Natyrisht, ishte emocionuese, veçanërisht pasi brezi im në vitin 1989 kishte fituar gjithçka që mund të fitohej në Kroaci. Si të tillë kemi hyrë në ekipin e të rriturave dhe nuk mund të them se nuk prisnim shumë. Ndoshta është dëmi më i madh i një brezi të tillë sesa pas shkollës së mesme, kur secila shkoi rrugës së vet, sepse nuk kishte një përzgjedhje të madhe të fakulteteve në Universitetin e Zarës. Kështu vazhdova rrugëtimin në klubin e basketbollit për femra ”AGRAM” të Zagrebit.

A keni menduar se kaq gjatë do të luani për KBF të Zarës?

E po, ndoshta në fillim nuk kam menduar aq shumë për një karrierë të madhe ose se do të dashurohesha në këtë sport, por në fund doli që luajta për një kohë vërtet të gjatë në Zarë, me një ndërprerje, derisa isha në studime në Zagreb. Pas mbarimit të studimeve, dëshira ime ishte të luaja jashtë vendit dhe isha në provë në Itali dhe gjithçka ishte rregulluar që tashmë të qëndroja atje, por megjithatë zemra ime po tërhiqej më fort kah Zara, dhe në minutën e fundit anulova gjithçka dhe u ktheva në vendin tim,te klubi i prindërve.

Keni përjetuar gëzime, por a keni pasur momente dëshpërimi nga sporti?

Natyrisht, siç i ndodh çdo sportisti, ashtu edhe mua më kanë ndodhur raste që kam pasur momente shumë të gëzueshme, por edhe ka pasur momente të pakëndshme. Ky është thelbi i sportit, kjo është në fakt ajo që na mban përpara. Në një moment jeni në krye dhe shumë shpejt mund të jeni në fund. Por mendoj, se po të mos kishte oscilime si dhe humbje e fitore, nuk do të ishte aq interesante apo luftarake loja.

Pas një karriere të gjatë, ju ka ndodhur t’i shikoni ndeshjet nga tribuna?

Thuhet se lëndimet janë pjesë integrale e sportit, kështu që unë i shikoja të gjitha lëndimet e mia në atë mënyrë. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk më largoi nga fusha për një kohë të gjatë, por më së shumti problemet i kisha me shpinën.Më ka ndodhur shpeshherë të isha e detyruar ti” shtrëngoja dhëmbët” dhe të vazhdoja lojën, nuk e di se si kam mundur të qëndroja. Mirëpo ky është përsëri mentaliteti sportiv, mendoj se të gjithë nuk mund ta bëjnë këtë, thjesht në sport e mësoni edhe ketë, mësoheni të luani edhe kur jeni të lënduar.

A kanë ndikuar në promovimin e basketbollit mes të rinjve legjendat: Gjergja dhe Qosiqi?

Ata janë sigurisht dy basketbollistë të shquar që lanë gjurmë në një pjesë të madhe të historisë së basketbollit të Zarës, dhe besoj se shumë gjenerata u mburrën me rezultatet e tyre. Ndërkaq më vonë erdhën brezat e rinj që disa u janë afruar sukseseve të tyre. Por ata ishin legjenda të kohës, ndoshta disa emra të basketbollistëve të rinj do ta vazhdojnë rrugën e tyre.

Gazetari arbnesh Bernard Paleka, për tiparet e sportistëve arbneshë më pati thënë se janë: “Forca e pabesueshme e shpirtit luftarak, ndjeshmëria, korrektësia, motivimi i lartë, qëndrueshmëria dhe solidariteti etj”.

Po, unë do të pajtohesha me atë që e ka thënë z. Paleka. Kam parë shumë basketboll rruge në Arbananas, si dhe të gjitha sportet e tjera, dhe është e vërtetë që në çdo gjë shkohet deri në fund, nuk ka dorëzim.

A ka pasur ndonjë ndikim sporti në personalitetin tuaj?

Unë mendoj se ne kemi lindur me një prirje të veçantë të personalitetit, dhe më vonë ne vetëm mund ta zhvillojmë ose drejtojmë atë. Nuk mendoj se mund të stërvitesh për të qenë kokëfortë , luftarak në terren , apo për të mos qenë, mendoj se vetinë duhet ta kesh brenda në vete.Ndërsa sa i përket ndikimit të sporti në përsonalitet edhe pas braktisjes së tij, të krijon një disiplinë jetësore, të përgatit për sfida të ndryshme, të shton përgjegjësinë natyrisht edhe të ruan shëndetin, ka edhe gjëra tjera ku shihet ndikimi i sportit në personalitetin e sportistit.

Si e përjetuat ndarjen nga ekipi, koleget dhe stafi ?

T’i them lamtumirë basketbollit nuk ishte e lehtë, peshoja vazhdimisht, nëse do të ishte mirë apo jo, dhe realisht duhet të isha larguar më herët për arsye shëndetësore, sepse shpina ime ishte tashmë në një gjendje shumë të keqe. Gjithnjë e bindja veten që luaja edhe një sezonë më tepër. Ashtu vazhdoja. Pastaj një ditë thashë mjaft, nuk ka më kuptim, nuk mund të jap më të mirën time dhe kaq. Sigurisht, pas 20 vitesh shoqëri me topin e basketbollit është e vështirë të largohesh nga e gjithë kjo, por janë kujtimet e mrekullueshme, momentet e paharrueshme që më solli sporti, miqësitë dhe gjithçka të bukur.

Studimet tuaja a tregojnë se keni vendosur të mos tërhiqeni plotësisht nga sporti?

Fakulteti i kineziologjisë ishte diçka që e dëshiroja që nga shkolla fillore dhe më vjen mirë që e mbarova dhe jam e lidhur me sportin çdo ditë.Dëshiroj që ta jap kontributin tim në mënyra të ndryshme në sporte edhe pas tërheqjes aktive.

Një pyetje jashtë sportit, Prof.dr. Maksimilana Barançiq e mban kursin e gjuhës arbneshe, a duhet mbështetur ky projekt nga arbneshët?

Kur isha në shkollën fillore, në kishën e Arbanasit, një zotëri organizonte një kurs ku mësohej gjuha arbneshe dhe fillova ta ndiqja me shokët e mi, por thjesht ishte shumë e vështirë për ta ndjekur, ha ha. Po kështu gjuhën ma ka mësuar gjyshi, por fatkeqësisht unë në fakt di shumë pak fjalë. Ndërsa sa i përket mbajtjes së kurseve të gjuhës arbneshe, sigurisht fort e mbështes dhe do të dëshiroja që sa me shumë fëmijë arbneshë të regjistroheshin në projektet e tilla.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri apo Kosovë?

Fatkeqësisht jo, megjithëse nëpërmjet basketbollit m’u krijua mundësia të shëtis në shumë vende të Europës, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë nuk kam qenë kurrë. Dëshiroj që pa tjetër t’i vizitoj ato vende kur të më krijohet mundësia.

Ju falënderoj për interesimin tuaj, u mundova të përgjigjem sa më mirë në pyetjet tuaja. Në fund do të shtoj se dëshiroj që sa më shumë të kemi sportistë nga Arbanasi.

Lara në moshën 30 vjeçare u tërhoq nga basketbolli edhe pse kishte mundësi të luante edhe disa vite të tjera. Ajo është martuar me futbollistin e futbollit vogël Ante Vukorepa edhe është nënë e dy vajzave.

Share This:

Tags: Arbanas Lara Nikpali Sylejman Morina Zadar
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Librari

Prof. Sylejman Morina, Figurat e spikatura të

19 September 2023

Në një bisedë enkas për TV Gjilani, profesori Sylejman Morina, njohës i jetës, kulturës

Kulturë

Zarë –Arbanas, promovohet vepra “Arbneshi nuk harrohet

19 June 2023

Me ftesë të kryetares së Shoqatës Kulturore – Artistike ”Vicko Zmajeviq”, Dr. sc. Maksimiliana

Kulturë Lajme

Doli nga shtypi vëllimi i dytë i

17 April 2023

Të jetosh në një largësi fizike prej rreth njëmijë kilometrash dhe njëkohësisht të jesh

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.