
Ansambli “Gjilani” kthehet nga festivali “
NJOFTIM NGA ANSAMBLI AKV “GJILANI”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “AKV GJILANI” mori pjesë në edicionin e 24-të të Festivalit Kombëtar Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili u mbajt përgjatë tre netëve me radhë, duke bashkuar 15 grupe artistike nga mbarë vendi dhe diaspora.
Me punë, përkushtim dhe performancë dinjitoze, Ansambli AKV Gjilani u vlerësua me Vendin e Tretë dhe gjithashtu fitoi Çmimin .”Trashëgimia e lojes dhe ritualit popullor” dëshmi e përkushtimit të secilit anëtar që dha më të mirën për këtë paraqitje.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e ansamblit, pa të cilët ky sukses nuk do të ishte i mundur. Përkushtimi, puna dhe dashuria për kulturën tonë u reflektuan në çdo hap skenik.
Gjithashtu, falënderojmë Këshillin Organizativ të Festivalit, si dhe drejtorin Muharrem Morina, për ftesën dhe mikpritjen që na mundësuan të jemi pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor.
