Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është duke mbajtur takimin e radhës ku në rend dite është çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Aktualisht në komitetet për çështje politike dhe demokraci të Këshillit të Evropës janë duke u diskutuar amendamentet që janë të përfshira në raportin e Dora Bakoyannis lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Siç mëson Telegrafi të gjitha amendamentet që e komplikojnë anëtarësimin në KiE, janë duke u hedhur poshtë nga anëtarët e këtij komiteti.
Ndërkaq amendamentet që kanë të bëjnë me të drejtat e grupeve të margjinalizuara e që janë tre të tilla, po miratohen.
Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.