Friday 20 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Infantino me dy rivalë në garën për president të FIFA-s

Parashikimi i motit për të premten, 20. 11. 2026

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta Nazim Sadriu nga Dobrosini, me vendbanim në Gjilan

Ndahet nga jeta Rexhep Hamiti, ish-kryetar i Gjilanit dhe ish-deputet

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën, Sinani shpreh mirënjohje për shërbimet ndaj qytetarëve të

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku është nënshkruar marrëveshja Erasmus+ KA171 me Valahia University

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit

 Ambasadori gjerman për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës: Mos e shtrembëroni të vërtetën.
Lajme

Ambasadori gjerman për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës: Mos e shtrembëroni të vërtetën.

7 February 2022 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.

Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.

“Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Shtëpia e Xhafer Devës do të renovohet si projekt i përbashkët i Ministrisë së Kulturës e Kosovës, BE-s dhe OKB-s.

“Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Me 2 shkurt të këtij viti Ministria e Kulturës njoftoi fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Shtëpia e Xhafer Devës llogaritet të jetë ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

“Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, thuhej në reagimin e MKRS-së.

Restaurimi është planifikuar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitës për dialogun ndër-komunitar dhe kohezionin social”, i cili bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumenti për Stabilitet dhe Paqe i BE-së dhe, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe zbatohet nga UNDP.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Infantino me dy rivalë në garën për

20 November 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 20.

19 November 2026
Futboll

Pochettino mbërrin në Manchester dhe nis aventurën

19 November 2026
Lajme

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta

19 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Infantino me dy rivalë në garën për

20 November 2026

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, do të përballet me dy kandidatë në garën

Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 20.

19 November 2026

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë ndonjë rrebesh

Futboll Sport

Pochettino mbërrin në Manchester dhe nis aventurën

19 November 2026

Mauricio Pochettino u nis me avion nga Cincinnati rreth orës 04:00 të mëngjesit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.