Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republika e Kosovës, duke theksuar partneritetin e fortë mes dy vendeve dhe lidhjet e qëndrueshme që kanë nisur shumë kohë para shpalljes së Pavarësisë.
Në një postim në Facebook, ambasada thekson: “Nga Gjermania në Prishtinë dhe Kosova në Berlin, sot festojmë së bashku. Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga demokracia, liria dhe respekti i ndërsjellë. Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, Gjermania është krenare për partneritetin tonë të fortë dhe të qëndrueshëm — të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që atëherë”.
