Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

 Albulena Kryeziu në krye të teatrit “Hadi Shehu”: ‘Jam rritur me dashurinë për atë vend … ‘
Kulturë Lajme

Albulena Kryeziu në krye të teatrit “Hadi Shehu”: ‘Jam rritur me dashurinë për atë vend … ‘

6 January 2023 0 Comment 9 min read

AA

Aktorja Albulena-Kryeziu Bokshi u emërua të enjten drejtoreshë e re e përgjithshme e Teatrit “Hadi Shehu”, shkruan KultPlus.

Nga: Uranik Emini

Në rolin e saj të ri, Kryeziu do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit, duke përfshirë prodhimin, financimin dhe administrimin. Ajo do të luajë gjithashtu një rol kyç në formësimin e drejtimit artistik të teatrit dhe do të punojë ngushtë me ekipin artistik për të zhvilluar programe dhe nisma të reja.

Në një prononcim për KultPlus, Kryeziu shprehet e lumtur që mori mandatin 4 vjeçar në Teatrin “Hadi Shehu”, derisa pret me padurim që të fillojë punën.

“Sot kam nënshkruar kontratën me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, për një mandat katër vjeçar si drejtore e përgjithshme e teatrit “Hadi Shehu”. Besoj që kam shumë energji, vullnet e dëshirë për punë që ta dërgoj tutje këtë institucion, duke pasur parasysh që jam rritur me dashurinë për atë vend dhe rikthimi në rol është një emocion vërtet i veçantë”.

Ajo gjithashtu pret mbështetjen e të gjithë kolegëve, pasi ka shumë plane që pret t’i realizoj.

“Kam shumë plane të cilat uroj t’i realizoj në këtë mandatin tim 4 vjeçar, gjithashtu besoj që do ta kem mbështetjen e të gjithë kolegëve të mi në Gjakovë dhe Drejtoria e Kulturës, të cilët më kanë premtuar se do ta kem mbështetjen e tyre. Shpresoj që punën që është bërë deri tani në Teatrin e Gjakovës ta dërgojmë tutje”, thotë ajo për KultPlus.

Gjatë viteve të fundit, ajo ka luajtur disa role të ndryshme duke pasur ndikim në zhvillimin dhe suksesin e shumë prej produksioneve të teatrove të ndryshëm në Kosovë.

Emërimi i Kryeziut si Drejtoreshë e Përgjithshëm hyn në fuqi menjëherë dhe ajo do të fillojë rolin e saj të ri duke punuar me stafin e teatrit për të zhvilluar një plan strategjik për këtë vit. 

/KultPlus.com

Video…
Ndërsa sot faqja zyrtare e Teatrit të Gjakovës “Hadi shehu” në gjakovë, ka postuar një shkrim me autorsi të ish drejtorit të deritanishëm, Edi Kastrati, ku paqyrohen simbolikisht vështirsitë me të cilat është përballë ky institucion gjatë vioteve të fundit, si dhe cështje tjera si në vijim:

PROLOG

Të besuarit na ka mësuar se, edhe pse gjithmonë ka një fund, në art nuk mbarojnë aq lehtë gjërat. Të paktën në art, vdesim e ringjallemi përsëri.

Kjo nënkupton se jeta ka vazhdimësinë e vetë dhe duhet të mësohemi me proceset që na krijojnë vizione. Vetëm se vizionet e duan mjeshtrin e mirë.

Jeta është teatër.

Lozim e secili jemi para publikut, kush më simpatik, kush më i zbehtë e kush më artistik, që të gjithë në fund të shfaqjes dalim para duartrokitjeve.

Pastaj, merret mbamendja me ne e riprodhon vlerat nga kujtesa e tyre.

Eh! Vlerat janë rariteti që kush ti lexojë se…!!!

Ka lexues, ka. Madje ka sa ta ngrijnë bebëzën e syrit.

Ky prolog, nga puna ime me teatër është një transformim fizik, ku unë e marr krejt të natyrshëm me ndërtimin tim që kam për jetën, për punën, e për komunikimin me masën.

Teatri i Gjakovës, është aty ku dikush i mençur e krijoi. Të tjerë lozëm dhe punuam për ta ruajtur, e sigurisht të gjithë së bashku edhe ia kemi shtuar vlerat, se i druheshim publikut të Gjakovës, se ata dinë me ta thanë me loçke të zemrës nëse ia huq.

Të paktën ne, aktorë e menaxhment nuk e kemi marrë deri më sot këtë ofshamë nga publiku. Deri aty ku u lejua, e ruajtëm bashkëpunimin me vartësit, se jemi rriskë i kësaj shoqërie në shtetin tonë.

Epilog ka vetëm shfaqja, e jo teatri.

Epilog kanë kalimtarët e pushteteve e kurrë artistët.

Epilogun nuk e do teatri, sikur në dashuri kur duan të zgjasë nata.

Artistët bëjnë lojë dhe e duan jetën kur e shohin në syrin e publikut ngazëllimin. Këtë nuk e ka politika, prandaj është aq shterpe në dashuri.

Që sot teatri ka drejtori të re, me miken time Albulena Kryeziu – Bokshi, aktore e rritur në skenë. Dhe, ajo nuk është vetëm, jemi aty se nuk na lë publiku të ikim.

Andaj, një fillim i ri, për një lojë të mbetur në heshtje të pakuptimtë për një vit, për ne, e për ju publik i dashur.

Aq sa kisha mundësi punova, duke mos u lodhur me drejtësi dhe ndershmëri.

​​​​​​Tani, ish drejtor i Teatrit “Hadi Shehu” – Gjakovë

​​​​​

I juaji, Edi Kastrati – Aktor.

Share This:

Tags: Albulena kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

E KRYER! Milan siguron super goditjen e

22 June 2025
Lajme

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin –

22 June 2025
Lajme

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për

22 June 2025
Lajme

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit:

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.