Friday 4 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo mund të sjellë erëra me forcë uraganike deri afro 180 km/h
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo mund të sjellë erëra me forcë uraganike deri afro 180 km/h

21 July 2026 0 Comment 4 min read

AA

Sistemet e organizuara të stuhive që kanë përfshirë të hënën Kosovën, duke sjellë rrebeshe shiu, breshër dhe stuhi shumë të forta ere, do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së sotme.

Këto sisteme pritet të jenë edhe më të fuqishme, me mundësi për zhvillime lokale të tipit supercell (superqelizë).

Ndërkohë, përpos zonave të tjera të Ballkanit, gjatë mbrëmjes dhe natës Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të jenë ndër zonat më të ekspozuara ndaj një sistemi shumë të fuqishëm stuhish që vjen nga Italia përmes Detit Adriatik. Ky sistem pritet të organizohet në formën e një bow echo (strukturë harkore stuhish), me potencial për të prodhuar erëra me forcë uraganike.

Mbi Detin Adriatik, vrullshmëritë e erës lokalisht mund të arrijnë deri afër 180 km/h, ndërsa gjatë afrimit drejt bregdetit dhe depërtimit në territorin e Shqipërisë, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore të vendit, priten vrullshmëri shumë të fuqishme deri rreth 150 km/h. Sistemi pritet të vazhdojë më tej drejt Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me tendencë graduale të dobësimit gjatë avancimit. Zonat jugore të Shqipërisë pritet të jenë më pak të prekura dhe me intensitet më të dobët.

Vrullshmëria e shpejtësisë së erës në km/h

Përveç erërave ekstreme, priten edhe breshër shumë i madh deri në 8 cm, reshje intensive në një kohë të shkurtër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh. Në kushtet e favorshme atmosferike, nuk përjashtohet edhe mundësia për tornado të izoluara, veçanërisht në zonat ku do të zhvillohen superqeliza.

Erërat me shpejtësi deri në 150 km/h, të shoqëruara me një bow echo, mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, përfshirë rrëzim të pemëve të mëdha, thyerje të degëve që mund të bllokojnë rrugët, dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta. Mund të ketë dëmtime në infrastrukturën elektrike, rrëzim të shtyllave dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Objektet e pafiksuara mund të zhvendosen ose të fluturojnë, duke paraqitur rrezik serioz për njerëzit dhe pronën.

Reshjet intensive në një kohë të shkurtër mund të shkaktojnë gjithashtu përmbytje lokale, veçanërisht në zonat urbane, ultësira dhe vendet me drenazh të dobët.

Gjatë kalimit të këtij sistemi, kushtet mund të përkeqësohen shumë shpejt. Rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht për udhëtimet, aktivitetet në ambiente të hapura dhe qëndrimin pranë strukturave të pasigurta. /MeteoKosova/

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19.08.2026

19 August 2026

Të mërkurën parashikohettë mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, të

Lajme

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish

10 August 2026

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të

Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026

Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.