
Aksioni “Pranvera 2025”, arreston dhe dëbon 655 persona në qendrat e masazheve, muzikat live, eskorta…
Një askion pesëditor i Policisë së Kosovës, konkretishtë Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me disa shtete të tjera, ka prangosur dhe dëbuar nga vendi gjithëses 655 persona, disa shtetas vendor, e të tjerë shtetas të huaj.

Aksioni i quajtur “Pranvera 2025”, ka pasur në cak qendrat e masazhit, lokalet me muzikë live, inicimin e 10 rasteve për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, si dhe inicimin e 7 rasteve “marrje me prostitucion”, të identifikuara si ESKORTA, raporton Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që janë në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj. si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025, ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin: operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta.
“Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve (muzikë live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej:482 persona (352 femra dhe 130 meshkuj), prej tyre 204 shtetas të Kosovës, 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi), prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, në qendrat e masazhave sipas policisë, janë identifikuar 149 persona, prej tyre 114 femra dhe 35 meshkuj.
“Inspektim i 67 qendrave të masazhit ku janë hasur gjithsej:149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj), 113 shtetas të Kosovës, 36 shtetas të huaj (23 të Shqipërisë, 11 të Tajlandës, 1 të Maqedonisë së Veriut, 1 i Malavisë), nga lokalet qendra masazhi 22 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT”, bënë të ditur policia.
Në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim:
“Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar:10 femra të dyshuara;5 shtetase kosovare; 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut), janë identifikuar 15 fëmijë lëmosh-kërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj.
Po ashtu, sipas policisë, janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje.
“Inicimi i 7 rasteve ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar: 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke)”, thuhet në njoftim.
Të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet ‘marrje me prostitucion’ janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në Territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet.
Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast.
Ndërkaq, gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.
Policia bën të ditur se në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar katër persona meshkuj shtetas kosovarë si të dyshuar.
Pas hetimeve operativo-hetimore është zbatuar urdhëresa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për masa të veçanta hetimore e cila urdhëresë është zbatuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ku është arrestuar një person mashkull kosovar. Viktima e rastit femër kosovare është strehuar në strehimore për viktima të dhunës.
