Aksioni i dhurimit të gjakut në QKMF – Gjilan përfundoi me sukses
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan është realizuar me sukses aksioni i dhurimit të gjakut, ku morën pjesë qytetarë të shumtë dhe punëtorë shëndetësorë.
Ky aktivitet humanitar u organizua në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ndërsa falënderime të veçanta iu drejtuan stafit profesional që u kujdes për procesin, si dhe menaxhmentit të QKMF-së për mbështetjen e plotë.
Organizatorët shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë dhuruesit, duke theksuar se ky akt fisnik kontribuon drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve dhe është shembull i solidaritetit qytetar.
