Thursday 26 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Java e Frankofonisë” vazhdon në Gjilan – Hyseni: Gjilani po afirmohet si qendër kulturo-artistike 🇫🇷

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra

Përkujtohet vepra e dëshmorit Njazi Azemi-komandant Mjekrra në përvjetorin e rënies

Ekspozita fotografike franceze “Biodiversiteti” në Galerinë e Qytetit

Në kuadër të Javës së Frankofonisë në UKZ u mbajt sesion informues për studime në

Muçi para ndeshjes me Poloninë: Synojmë fitoren historike, dua edhe golin

A do të luajë titullar Edon Zhegrova? Kjo ishte përgjigja e trajnerit Foda

Shkruan, kritike letrar e publisicti Emin Azemi: Sabit Rrustemi, ndërmjet poetikës së dashurisë dhe biografisë

“Vetëm dy hapa larg historisë” – Ademi motivon Dardanët para sfidës vendimtare për Botërorin 2026

Gjasat e Kombëtareve për të shkuar në Botëror, këto janë përqindjet e Kosovës e të

 Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra
Lajme

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi – Komandant Mjekrra

26 March 2026 0 Comment 9 min read

AA

Në Viti është mbajtur Akademi Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Njazi Azemi – Komandant Mjekrra. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë.

Në emër të institucioneve komunale, fjalë rasti mbajti zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili theksoi se figura e Komandant Mjekrrës mbetet e gjallë në ndërgjegjen kolektive.

“Ka emra që nuk i mbulon koha, sepse janë të gdhendur në vetë themelin e lirisë. Njëri ndër ta është edhe emri i Njazi Azemit – Komandant Mjekrrës. Ai nuk i përket vetëm një periudhe të historisë, por një ndërgjegjeje kolektive që vazhdon të jetojë në secilin prej nesh. Sot nuk flasim vetëm për një njeri, por për një rrugë që u hap me sakrificë dhe u ndriçua me guxim. Një rrugë që nuk njeh kthim pas”, u shpreh Aliu.

Ai shtoi se figura e tij mbetet një kujtesë e përhershme se liria ishte rezultat i një zgjedhjeje të vetëdijshme për të qëndruar drejt edhe në kohët më të vështira, duke nënvizuar se brezat kanë nevojë për shembuj që nuk zbehen. Sipas tij, kujtimi për dëshmorët duhet të shndërrohet në angazhim konkret për ndërtimin e një shteti më të drejtë, më të fortë dhe më dinjitoz.

Në fjalën e tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, theksoi se veprimtaria e dëshmorëve ka sjellë lirinë që gëzohet sot. Ai u shpreh se gjaku i dëshmorëve është themeli i kësaj lirie dhe se respekti për ta, për veteranët dhe familjet e tyre duhet të jetë i përhershëm, jo vetëm në përvjetorë, por në çdo ditë të jetës institucionale dhe shoqërore. Azizi shtoi se përkushtimi ndaj vlerave për të cilat ata luftuan mbetet detyrim i të gjithëve.

Në emër të OVL-së së UÇK-së foli ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili rikujtoi amanetin e Njazi Azemit për përkushtim më të madh ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ai theksoi se nderimi për dëshmorët duhet të shoqërohet me angazhim për realizimin e idealeve për të cilat ata ranë.

Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Unionit të Kombit Shqiptar, Hazgan Haklaj, i cili vlerësoi lart kontributin e dëshmorëve në rrugën e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Në kuadër të kësaj akademie, Parlamenti Paqësor i Kombit Shqiptar në diasporë ndau një mirënjohje pas vdekjes për dëshmorin Njazi Azemi, e cila iu dorëzua babait të tij, Ramush Azemi.

Akademia u përmbyll me nderime dhe respekt për jetën dhe veprën e Komandant Mjekrrës, duke rikujtuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen.

Share This:

Tags: Flakadani i KAradakut
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

“Java e Frankofonisë” vazhdon në Gjilan –

26 March 2026
Lajme

Akademi përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së

26 March 2026
Lajme

Përkujtohet vepra e dëshmorit Njazi Azemi-komandant Mjekrra

26 March 2026
Uncategorised

Sot, dita e sfidës së madhe për

26 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Përkujtohet vepra e dëshmorit Njazi Azemi-komandant Mjekrra

26 March 2026

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Njazi Azemi – Komandant Mjekrra, sot

Lajme

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër

25 March 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e

Arte tjera Kulturë Lajme

U hap Manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i

24 March 2026

Sot në Viti është hapur edicioni i 25-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportiv

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.