Wednesday 18 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ministri Xhelal Sveçla viziton Gjilanin, diskutohet për sigurinë dhe bashkëpunimin institucional

Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti

Nga sot nis një linjë e re fluturimi, Prishtinë-Bratisllavë

KE: Kemi hequr masat ndëshkuese financiare ndaj Kosovës

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Të martën mot kryesisht i vranët dhe i freskët – priten reshje shiu

Në prag të Bajramit, 100 familje në Viti përfitojnë ndihma ushqimore

Objekti i braktisur në Zhegër rrënohet nga Komuna e Gjilanit, banorët: Ishte rrezik dhe barrë

Dy breza, një pasion – Jashar dhe Alban Shahiqi festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në detyrë

 Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet si anëtare me të drejta të plota në EQAR
Lajme

Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet si anëtare me të drejta të plota në EQAR

14 July 2025 0 Comment 3 min read

AA

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

Sipas njoftimit të AKA, në letrën zyrtare të cilën, të hënën presidenti i EQAR-it, Stéphane Lauwick i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, thuhet: “I nderuar z. Naim Gashi, Komiteti i Regjistrit ka shqyrtuar aplikimin tuaj të datës 02.02.2024 për (riperfshirjen) në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Aplikimi juaj është aprovuar dhe përfshirja juaj do të jetë e vlefshme deri më 31.12.2029. Ju lutem pranoni urimet e mia për aplikimin tuaj të suksesshëm dhe përgëzimet e mia të përzemërta për punën tuaj në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Regjistrit”.

EQAR është institucioni më i lartë evropian që regjistron agjenci të cilat veprojnë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (ESG).

“Anëtarësimi në EQAR përfaqëson një njohje ndërkombëtare të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të AKA-së në përmbushjen e standardeve më të larta evropiane, duke rritur ndjeshëm kredibilitetin dhe besueshmërinë e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se si rezultat, diplomat e studentëve kosovarë do të kenë vlefshmëri të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, si në kuptimin akademik ashtu dhe profesional në të gjithë Evropën dhe më gjerë, pasi që regjistrimi në EQAR është tregues se diploma vjen nga një program ose institucion që përmbush standardet rigoroze të cilësisë, duke siguruar studentët dhe punëdhënësit për vlerën e diplomës.

Share This:

Tags: EQAR Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ministri Xhelal Sveçla viziton Gjilanin, diskutohet për

18 March 2026
Lajme

Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse

17 March 2026
Lajme

Nga sot nis një linjë e re

17 March 2026
Lajme

KE: Kemi hequr masat ndëshkuese financiare ndaj

17 March 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Lajme Sport

Kosova drejt ndeshjes me Sllovakinë: Foda gati

13 March 2026

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet që më 20 mars ta bëjë publike listën

Lajme

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e

10 March 2026

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2

Lajme

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në

5 March 2026

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka filluar monitorimin e tregut të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.