Wednesday 25 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Delegacioni turk zbarkon në Gjilan – Ansambli “Gjilani” në qendër të bashkëpunimit kulturor

Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësia mbetet te shumica parlamentare, zgjidhje vetëm me marrëveshje politike

Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente

Pse u dhanë 34 ditë shtesë për zgjedhjen e Presidentit? Sqaron Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit

Selvete Avdullahu fituese e Orës së madhe letrare të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Synohet fitorja, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

LDK thërret konferencë për media

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan

 Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësia mbetet te shumica parlamentare, zgjidhje vetëm me marrëveshje politike
Lajme

Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësia mbetet te shumica parlamentare, zgjidhje vetëm me marrëveshje politike

25 March 2026 0 Comment 3 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke e cilësuar atë si një qartësi të nevojshme në një moment të rëndësishëm institucional për vendin. Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendimi ofron një udhërrëfyes për veprimet e mëtejshme politike dhe nuk krijon epërsi për askënd.

“Ky vendim rikthen procesin në Kuvendin e Republikës dhe u jep deputetëve edhe një afat për të përmbushur detyrimin për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë fazë, përgjegjësia kryesore mbetet te shumica parlamentare. Ajo ka pasur kohën dhe mundësinë për ta përmbyllur këtë proces dhe është detyrë e saj të ofrojë zgjidhje. Pa votat e shumicës, ky proces nuk mund të përmbyllet”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai thekson se çështjet e tilla nuk zgjidhen me imponim, por përmes marrëveshjeve politike ndërmjet forcave përfaqësuese.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë bashkuese, që reflekton unitet, garanton balancë institucionale dhe nuk është zgjatim i shumicës”, shton ai.

Sipas Abdixhikut, LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje serioze për zgjidhje që siguron stabilitet dhe funksionim normal të institucioneve, por nuk do të bëhet alibi për dështimet e askujt.

Ai vlerëson gjithashtu veprimet e Vjosa Osmani, përfshirë dekretin e saj, duke thënë se ato ishin në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shmangies së një vakumi institucional.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përveç se nuk konstaton ndonjë shkelje kushtetuese, ofron interpretimin përfundimtar rreth kësaj çështjeje, interpretim i cili duhet të respektohet nga të gjithë”, u shpreh Abdixhiku.

“Republika ka rregullat e saj. Dhe ato kërkojnë përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje në përputhje me interesin e përgjithshëm. Në rast të mungesës së një marrëveshjeje politike për 34 ditët e ardhshme, Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur në çdo proces të ri zgjedhor, me besimin për të ofruar zgjidhje të reja për vendin”, përfundoi ai.

Share This:

Tags: Abdixhiku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Delegacioni turk zbarkon në Gjilan – Ansambli

25 March 2026
Lajme

Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësia mbetet

25 March 2026
Lajme

Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e

25 March 2026
Lajme

Pse u dhanë 34 ditë shtesë për

25 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot

4 March 2026

Edhe pak orë kanë mbetur deri në momentin vendimtar për zgjedhjen e presidentit të

Lajme

Çështja e Presidentit, Kurti takohet sërish me

3 March 2026

Kryeministri Albin Kurti po mban takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

E konfirmon Qeveria: Kurti dhe Abdixhiku takohen

23 February 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë një takim me Kryetarin e Lidhjes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.