
AAK Dardanë: Labinot Skovrqani, numri 12 në listën 174
Të nderuar qytetarë të Dardanës,

Me përkushtim dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj jush, kam nderin të shpall kandidimin tim për mandatin e dytë në Asamblenë Komunale të Kamenicës, me numrin 12 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Besimi që më dhatë në mandatin e parë është motivi im më i madh për të vazhduar me punë e jo me premtime, duke qenë zëri juaj i fuqishëm dhe i drejtë në shërbim të qytetarëve.
Në këtë rrugë, jam krenar që përkrah kandidatin tonë për Kryetar të Komunës, z.Faton Jakupi, me numrin 174 i cili sjell vizion të qartë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës sonë.
Më 12 tetor 2025, ju ftoj të më përkrahni me numrin 12 dhe Faton Jakupin për kryetar me numrin 174
.
Bashkë ia dalim – Dritë për Dardanën!
Me respekt: Labinot Skovrqani
