Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

Dy minuta seancë, dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Gjilan: Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari – i sekuestrohen 59 fishekë

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

 A ka folur Kurti me Limajn për koalicionin, Kryeministri: Është bërë luftë hibride kundër nesh
Lajme

A ka folur Kurti me Limajn për koalicionin, Kryeministri: Është bërë luftë hibride kundër nesh

4 March 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kryeministri Albin Kurti e ka komentuar sot për herë të parë vetëofrimin e liderit të NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj për ta ndihmuar në krijimin e Qeverisë së re. 

Kurti nga Gjilani tha se fillimisht po presin certifikimin e rezultateve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me partinë e Fatmir Limajt, NISMA, ai tha që s’ka qëndrime të tjera lidhur me opozitën.

Kurti tha se njëherë po presin certifikimin e rezultateve dhe pastaj do të shohin për rrugën përpara.

Ai tha VV është fituese e zgjedhjeve dhe ata duhet ta bëjnë qeverinë e re.

“Së pari ne presim certifikimi ne rezultateve dhe më pastaj do të shikojmë për rrugën përpara. S’ka ndryshuar situata që të kemi qendrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë por kemi dalë fitimitar, dhe ai duhet ta formojë qeverinë”, tha Kurti para gazetarëve.

Kurti, nuk u paraqit të martën në Prokurorinë e Speciale, përkundër urdhrit të gjykatës që të paraqitej në orën 10:00 për të dëshmuar në rastin e Rezervave Shtetëore.

Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi javën e kaluar se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kishte lëshuar një urdhër që e detyronte kryeministrin Kurti, të paraqitej për të dëshmuar në një rast që lidhet me ‘rezervat shtetërore’, pas refuzimit të dy thirrjeve nga ana e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Javën e kaluar zyra e kryeministrit Kurti njoftoi se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta detyrojë Prokurorinë e Posaçme të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, brenda zyrës së tij në qeveri.

Gjykata tha se me datën 28 shkurt, përmes emalit ka marrë përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit në të cilën thuhet se zoti Kurti ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij dhe se “kërkesa e tij që kjo të ndodhë në mjediset e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia.

Kryeministri Kurti tha sot se asnjëherë nuk ka refuzuar të jap dëshmi ndërsa ritheksoi kërkesën e tij që kjo të ndodhë në ndërtesën e qeverisë.

“Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të jap dëshminë. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit. Nuk ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë procesi. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistimi dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, tha ai gjatë një veprimtarie në Gjilan, e cila u zhvillua pikërisht në kohën kur duhej të paraqitej në prokurori.

“Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte te ne. Një prokuror që ka synim dëshminë e një dëshmitari, ajo nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humbi Prokuroria 3 muaj. Për bindjen time është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjellë drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lire por lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionin”, tha kryeministri Kurti.

Share This:

Tags: Gjilsn Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LRF Gjilan hyn në epokën e digjitalizimit

29 June 2025
Lajme

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur

29 June 2025
Futboll

Sonte supërndeshja PSG-Inter Miami, Leo Messi kundër

29 June 2025
Lajme

Irfan Musliu është kryetar i ri i

29 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Kurti për Panairin e Librit: Libri të

14 June 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit

Lajme

Raportohet se eskorta e Kurtit u godit

10 June 2025

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në

Lajme

Kurti pret në takim shefin e Këshillit

14 May 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Këshillit Evropian, Antonio

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.