Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Lajm i trishtë! Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

 A duhet të merrni kredi për biznesin tuaj?
Lajme

A duhet të merrni kredi për biznesin tuaj?

6 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta të biznesit që njerëzit bëjnë, sidomos në fazën kur dikush ka një ide biznesi, por i mungojnë paratë.

Prandaj po ndajmë me të gjithë, atë çfarë “Bid” mendon në lidhje me marrjen e kredisë bankare. Janë tre faktorë kryesorë:

Çfarë rrezikoni?

Rrezikoni që të zhyteni në borxhe dhe të përkeqësoni jetën tuaj. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, çfarë plani rezervë shpëtimi keni? Borxhin a do e merrni si individ, apo në emër të biznesit. Gjasat janë që bankat të mos japin kredi bankare nëse kompania është e re apo nuk ka një plan të sigurt për nxjerrje të ardhurash. Prandaj shpesh njerëzit detyrohen që të marrin kredi në bankë për të investuar në idenë e tyre të biznesit, duke lënë si garanci një pronë të paluajtshme. Nëse mund të përballoni humbjen e asaj prone pa pasoja të mëdha në jetë, atëherë vazhdoni, merreni kredinë dhe luftoni për idenë tuaj. Por në asnjë mënyrë mos vendosni si garanci shtëpinë ku jetoni, apo një pronë të paluajtshme që ju siguron të ardhura muaj pas muaji.

Çfarë mundësie tjetër keni?

Kredia nuk është mënyra e vetme që të siguroni financim për biznesin që doni të ngrini. Sigurisht varet nga shuma, por gjithmonë ekziston mundësia për të kursyer dhe për të investuar kursimet në biznes pa marrë kredi.

Nëse kursimet nuk mund të përballojnë investimin që keni ndërmend të bëni, atëherë shihni mundësinë që të krijoni një model të zvogëluar të biznesit që mund të filloni me më pak para. Për shembull, nëse keni ndërmend të hapni një restorant luksoz, filloni me diçka të vogël të versionit “merr me vete”, për pica apo për pasta. Nëse jeni të suksesshëm aty, të ardhurat e nxjerra mund t’i investoni në një ambjent më të madh.

Gjithashtu ekziston mundësia për gjetjen e një partneri. Nëse ju keni idenë e mirë, është dikush tjetër që ka paratë por nuk ka idenë. Bëni përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje ortakërie me një person të tillë, duke verifikuar gjithmonë besueshmërinë, ndershmërinë dhe integritetin e tij/saj.

Në çfarë faze është biznesi?

Nëse nuk mund të fitosh para kur nuk ke para, çfarë të bën të mendosh që po të kesh shumë para, do të bësh më shumë para? Ky është një ndër mendimet më të gabuara të njerëzve. Aftësia për të qenë të zotë në biznes duket kur nuk ke asgjë. Nëse nuk nxjerr dot gjë nga asgjëja si sipërmarrës, kur të kesh shumë para në dorë, i bie t’i humbësh edhe ato. Prandaj këshilla më e mirë që mund t’iu jap është që të mos merrni kredi për biznesin tuaj të parë, që doni ta nisni nga 0. Duhet të keni provuar veten më parë. Nëse nga ana tjetër keni një model të suksesshëm biznesi me të ardhura të kënaqshme dhe vizion të qartë, atëherë mund të merrni kredi bankare në emër të kompanisë tuaj (shpk) për të përshpejtuar rritjen e atij fidanit që keni mbjellë.

Share This:

Tags: Kredi bankare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i

8 August 2025
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën

8 August 2025
Lajme

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

8 August 2025
Futboll

Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Trajneri

8 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.