Wednesday 11 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së rektorit në UShAF, merr urime nga kryetari Sokol

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award” në Turqi

SHBA harton planin për të izoluar Iranin, çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

 Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike
Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

11 November 2026 0 Comment 3 min read

AA

Një shtetas gjerman është arrestuar në rajonin e Gjilanit, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte janë zbuluar 43 armë të gjata automatike. I dyshuari po hetohet për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe trafikim të kundërligjshëm të armëve.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar një shtetas gjerman me inicialet L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, arrestimi është realizuar pas hetimeve të përbashkëta nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

I dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ai dyshohet për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, si dhe të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve të sekuestruara.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pa cenuar integritetin e hetimit.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e

11 November 2026
Futboll

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e

11 November 2026
Lajme

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së

11 November 2026
Lajme

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për

11 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për

11 November 2026

Në Gjilan është organizuar një tryezë diskutimi kushtuar parandalimit të dukurive negative në mjediset

Lajme Shëndeti

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin

10 November 2026

GJILAN – Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, KOPF në bashkëpunim me Drejtorinë

Lajme

OJQ LIZA-R mirëpret një delegacion të lartë

9 November 2026

OJQ LIZA-R ka mirëpritur në ambientet e saj një delegacion të lartë ushtarak nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.