Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike
Protesta që nisi si një qëndresë paqësore e flamingove, në tetor mori një tjetër drejtim, duke u shndërruar në revoltë dhe duke sjellë përplasje fizike mes studentëve dhe policisë.
Për Iris Kolën, ky ndryshim është pasojë e drejtpërdrejtë e shpërfilljes së vazhdueshme të kërkesave të protestuesve nga politika.

Kola e cilëson Ministrinë e Arsimit si institucionin që duhet të mbajë përgjegjësi i pari, duke e lidhur këtë me situatën e krijuar në universitete dhe përplasjet me studentët.

“Dorëheqje të kabinetit qeveritar. Ministria e Arsimit duhet të ishte e para që të dorëhiqej, pasi auditorët i ka bosh dhe studentët i ka të lyer me gjak”, u shpreh ajo.
Pavarësisht mungesës së një lideri të vetëm që t’i përfaqësojë, studentët duket se kanë ndërtuar një formë organizimi të mbështetur te bashkërendimi dhe ndarja e roleve. Sipas Kolës, secili ka një detyrë të caktuar, nga ndihma mjekësore te qëndrimi në vijën e parë të protestës.
