Saturday 24 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal e ndjek nga pas

Parashikimi i motit për të shtunën, 24 tetor 2026

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, shpall zgjedhjet e brendshme

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT? QË TANI E TUTJE NJË “GJURMË E FSHUHTË”

Parashikimi i motit për të premten, 23 tetor 2026

 Kolonia “Rrënjët e Lirisë” në Londër mbledh emrat e shquar të artit shqiptar – pjesë

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË GJILAN – 24 TETOR

UKZ mori pjesë në META Career University Fairs 2026 në Shkup

 U përurua libri “Të besosh në mrekulli” i autores së re Someja Muji
Arte tjera Kulturë Letërsi

U përurua libri “Të besosh në mrekulli” i autores së re Someja Muji

24 October 2026 0 Comment 3 min read

AA

Në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është promovuar libri I autores së re, pesëmbëdhjetëvjeçares Someja Muji, ne titull “Të besosh në mrekulli”.

Someja Muji është nxënëse e klasës së dhjetë në këtë shkollë, kurse në promovimin e librit të parë të saj kanë marrë pjesë bashkëmoshatarë të saj, profesorë e prindër.

Profesori I Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Tahir Arifi, I cili ishte edhe moderator I kësaj ngjarje kulturore, ka vlerësuar lart si anën artistike të këtij libri, të shkruar në formë esesh, ashtu edhe guximin që ka marrë kjo letrare e re, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë me shkrime.

Me një vështrim për këtë libër është paraqitur edhe prfesoresha e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Bukurie Aliu – Sylejmani, e cila e ka vlerësuar lart Somejën si nxënëse, por edhe si krijuese e re. Bukurije Aliu – Sylejmani, ka vlersuar lart shkrimet e Somejës, gjuhën e pastër dhe letrare të saj, sikurse edhe mbarështrimin e tekstit.

Zahide Arifi, psikologe në Shkollën e Mesme të Ultë “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, gjithnjë ishte në mbështetje të autores së re, Someja Muji dhe ka shtuar se shkolla e saj, ku ajo ka mësuar në fillore ka humbur një nxënëse të mirë, kurse gjimnazi dhe qyteti I Gjilanit kanë fituar një krijuese të re dhe me të ardhme të ndritur, të cilën duhet mbështetur edhe në krijimet e saja të ardhshme.

Dr. sc. Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se ky organizim është bërë falë Zyrës për Këshillim në Karrierë, drejtorisë së shkollës dhe mësimdhënësve dhe ky libër I kësaj autoreje të re, vije si dhuratë në vigjilje të Ditës së Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që shënohet më 25 tetor. Ai ka përgëzuar Somejën dhe bashkëmoshatarët e saj për këtë të arritur.

Gjatë promovimit, nxënësja Alejna Baftijari ka deklamuar një fragment nga teksti “Synimet tuaja janë fati yt”, nxënësja Liberta Aliu deklamoi fragmente nga teksti “Motivohu”, kurse edhe profesori Tahir Arifi ka shkoqitur pjesë nga libri I kësaj autoreje të re.

Someja Muji, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe e kanë përkrahur në krijimin dhe promovimin e këtij libri të parë të saj, duke u zotuar se nuk do të ndalet dhe se prej saj priten edhe krijime të reja./Burimi: kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Gjilan Libri Xhavit Ahmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

24 October 2026
Arte tjera

U përurua libri “Të besosh në mrekulli”

24 October 2026
Lajme

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal

24 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 24

24 October 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Shkruan, Sylë Shabani: Tri pelerina në shiun

23 October 2026

Tri pelerina në shiun e Gjilanit dhe një vjeshtë me kujtime. Është e pamundur

Arte Pamore Arte tjera Kulturë Lajme

 Kolonia “Rrënjët e Lirisë” në Londër mbledh

22 October 2026

Artistja nga Bujanoci, Leoneta Abdyli, do të prezantojë punën e saj artistike në Koloninë

Lajme

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026

Gjatë muajit shtator u mbajt takimi inaugurues i Grupit Joformal të Grave në Komunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.