Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!

Kuvendi i Gjilanit nderon me titullin Qytetar Nderi (Post Mortum) veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem

Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt policisë te Banka e Shqipërisë, policia shqiptare kundërpërgjigjet

“Topi i Artë”: Kane është favoriti, Yamal e ndjek nga pas

Parashikimi i motit për të shtunën, 24 tetor 2026

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, shpall zgjedhjet e brendshme

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot rekrutë të rinj të FSK-së

A E KA SHKRUAR KËTË TEKST CHATGPT? QË TANI E TUTJE NJË “GJURMË E FSHUHTË”

 RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

26 July 2026 0 Comment 3 min read

AA

Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të cilat të dielën arritën rreth vlerës 30°C, në orët vijuese pritet destabilizim gradual i motit.

Ky destabilizim vjen si pasojë e sistemeve të fuqishme atmosferike që kanë përfshirë Italinë. Pra, gjatë natës, respektivisht në orët e para të 24-orëshit të ditës së hënë, priten lokalisht rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Më pas, gjatë orëve të mëngjesit, pritet zhvillimi i linjave të organizuara të stuhive, sidomos në gjysmën e poshtme të Kosovës, me theks të veçantë në Rrafshin e Dukagjinit. Këto sisteme do të kenë lëvizje shumë të ngadalta, duke qëndruar për një kohë më të gjatë mbi të njëjtat zona dhe duke sjellë reshje shumë intensive, aktivitet të fuqishëm elektrik dhe rrezik të lartë për përmbytje. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër lokal.

Gjatë orëve të pasdites nuk do të mungojnë intervalet me diell, ndërsa lokalisht mund të zhvillohen sërish rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, të cilat mund të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes.

Erërat, në momente të caktuara gjatë kalimit të stuhive, mund të jenë të fuqishme, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Për dallim nga java e kaluar, kur rreziku kryesor ishin erërat e forta dhe breshëri, këtë herë kërcënimi kryesor pritet të jenë reshjet intensive dhe përmbytjet. Në disa zona, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për vërshime lokale.

Përveç Kosovës, nga ky sistem i fuqishëm atmosferik pritet të preken edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Veçanërisht pjesa veriore dhe veri-qendrore e Shqipërisë, si dhe disa zona të Malit të Zi, mund të përballen me reshje shumë intensive, ku lokalisht sasia e reshjeve mund të arrijë nga 100 deri në 150 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përmbytje masive.

Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 27°C.

Nga dita e martë pritet përmirësim gradual i motit dhe më shumë intervale me diell, ndërsa nga e mërkura temperaturat do të shënojnë sërish rritje, me vlera maksimale që gjatë javës mund të arrijnë deri në 35°C. /MeteoKosova/

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Opinione

Shkruan: Izmi Zeka – FAMILJA SADIKU E

24 October 2026
Lajme

U godit me plumb gome në sy

24 October 2026
Lajme

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES

24 October 2026
Futboll

KAOS TE VUSHTRRIA, FUTBOLLISTËT NUK DALIN NË

24 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 24

24 October 2026

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht të

Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 23

23 October 2026

Të premten, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, do të kalojë

Lajme

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës

19 October 2026

Gjatë kësaj jave, moti do të dominohet nga masa të ngrohta ajrore, mirëpo nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.