Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione
Turneu Masiv “Rogana 2026” ka ulur siparin pas një edicioni të jashtëzakonshëm, duke kurorëzuar me trofe skuadrën Mishtorja Ardi-K, e cila triumfoi dhe mbajti kupën në Roganë.
Pas përfundimit të finales, nga kampi i kampionëve u shprehën mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e turneut.
“Faleminderit të gjithë lojtarëve, shikuesve dhe të gjithë atyre që për vite me radhë më qëndruan pranë dhe më mbështetën deri në këtë moment historik, kur ngritëm trofeun e turneut më të madh në Kosovë”, ishte mesazhi i kampionëve pas triumfit.

Edicioni i sivjetmë i Turneut Masiv “Rogana 2026” u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe, atmosferë festive dhe ndeshje cilësore, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive verore në Kosovë.
