Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
Ish-futbollisti dhe trajneri Ismet Munishi ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Fatjon Bunjaku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Munishi i ka shprehur ngushëllimet familjes Bunjaku dhe mbarë komunitetit sportiv.
“Prehu në paqe Fatjon. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit sportiv!”, ka shkruar Munishi.
Vdekja e parakohshme e 22-vjeçarit ka prekur thellë opinionin sportiv, ndërsa reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit po vazhdojnë nga figura të njohura të futbollit dhe institucione sportive.
